Policia ka ngritur 8 padi penale për shkaktimin e zjarrit nga fillimi i vitit

Tetë padi penale ka ngritur Ministria e Punëve të Brendshme për ndezjen e zjarreve në hapësirë të hapur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga fillimi i vitit deri tani janë ngritur padi penale kundër 8 personave për vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, transmeton Portalb.mk.

“MPB punon në zbulimin e shkaktarëve tjerë që kanë shkaktuar zjarre në hapësirë. Në një pjesë të rasteve bëhet fjalë për zjarre nga ndezja e kallamishteve, por një pjesë janë shkaktuar qëllimisht”, thonë nga MPB.

Është arrestuar 55-vjeçari B.S. nga fshati Botun, Komuna e Debarcës, i cili e ka shkaktuar zjarrin në hapësirë të hapur nga ku është djegur shtylla elektrike në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjëra të tjera në pronësi private. Kundër tij do të ngrihet padi penale.

Gjatë gjithë muajit ka pasur zjarre në vend. Në rajonin e Prespës, zjarri e ka përfshirë pjesën e vendeve turistike Otoshevë dhe Sihran, si dhe pjesë të Parkut nacional Galliçica. Deri tani zjarri ka përfshirë rreth 300 pyje hektare, ndërsa zjarrëfikësit dhe të punësuarit e Parkut nacional janë përpjekur ta parandalojnë përhapjen e zjarrit dhe ta mbrojnë vikend banimin në Sihran.

Zjarr të madh ka pasur edhe në fshatin Sasa në Kamenicë.

Qeveria pas zjarreve ka vendosur ndalesë për lëvizjen në pyje përmes gjithë ditës dhe natës. Kjo nalesë nuk vlen për të punësuarit në parqet nacionale dhe pyje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button