Çka përmbajnë 65 amendamentet e VMRO-DPMNE për PSP?

Shlyerje e neneve të tëra nga projekt-ligji për Prokurorinë publike dhe përfshirje të neneve të reja të cilat e pozicionojnë PSP-në vetëm si njësi në përbërje të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me mandat derisa zgjasin proceset gjyqësore aktuale.

Këto janë shkurtimisht disa nga 65 amendamentet të cilat VMRO-DPMNE i ka parashtruar si propozime për ardhmërinë e prokurorisë speciale publike, e tek të cilat ka ardhur “A1on”, transmeton Portalb.mk.

Prej amendamenteve të parashtruara mund të konstatohet se VMRO-DPMNE insiston që PSP të jetë kompetente vetëm për aktakuzat e ngritura deri në fund të 30 qershorit 2017 dhe nga momenti kur me plotfuqishmëri do të përmbyllen të gjitha procedurat, PSP të shuhet.

Përveç që në secilin amendament figuron “Republika e Maqedonisë së Veriut”, është e dukshme që një pjesë e arsyetimeve janë shkruar me arsyetim me shkronja të trasha dhe pika çuditëse për të theksuar rëndësinë e tyre, ashtu për shembull, në pjesën që ka të bëjë me afatin për parashtrimin e aktakuzave, shkruan:

“Procedurat të cilat bazohen në prova të grumbulluara në mënyrë jo legjitime prej organeve jo legjitime nuk mund të jenë lëndë e çfarëdo procedure në sistemin e jurisprudencës së Maqedonisë! Gjithë kjo që është përmendur më lartë u jep jo legjitimitet absolut procedurave që janë nisur nga ana e Prokurorisë Speciale Publike në periudhën prej 30 qershor 2017 si dhe provave të përdorura pas kësaj periudhe nga ana e kësaj prokurorie!”.

.

Në arsyetimin e amendamentit të tetë shkruan:

“Prokuroria Speciale Publike e ka plotësuar qëllimin për të cilin është formuar dhe nuk ka më nevojë për ekzistencën e saj, me çka të gjitha dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me Prokurorinë Speciale Publike, duhet të shlyhen”.

VMRO-DPMNE propozon të mos ekzistojnë edhe prokuroritë e larta publike.

“Duke pasur parasysh numrin e vogël të prokurorëve themelor, me abrogimin e të njëjtit dhe rishpërndarjen e tani më prokurorëve të lartë me një manovër do të ketë më shumë beneficione si drejt përmirësimit të funksionalitetit, ashtu edhe drejt përmirësimit të efikasitetit dhe përgjegjësisë në punën e PP të re në RM”

Në amendamentin 48 është argumentuar se PSP ka buxhet të veçantë  pa arsye dhe pagat e prokurorëve speciale të jenë në shkallë të prokurorëve të lartë publik.

“Nëse PSP-ja veç më është inkorporuar në kuadër të sistemit të vetëm të prokurorëve publik, atëherë cila është arsyeja për të pasur buxhet të veçantë. Me këtë dispozitë i jepet autonomi dhe liri PSP-së që vetë të përpilojnë propozime për buxhet dhe plan financiar në Ministrinë e financave. Gjithashtu është e kontestueshme, ndërsa para se gjithash, nuk është i barabartë trajtimi në aspekt të pagave të prokurorëve në PSP në krahasim me pagat e prokurorëve në Prokuroritë Themelore Publike. Vëllimi i punës dhe llojet e aktiviteteve të punës janë të njëjta edhe për njërën prokurori edhe për tjetrën, ndaj përse prokurorët në PSP të kenë rrogë në nivel të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike. Me këtë zgjidhje ka shumë gjasa se do të krijohet revolt tek prokurorët e prokurorisë themelore publike për shkak të trajtimit të pabarabartë”, thotë në arsyetimin e njërit prej amendamenteve.

Në arsyetimin e amendamentit 14 shkruan se amendamenti propozohet për shkak se neni i propozuar për kontroll të punës së PSP-së për çka kompetent është Prokurori shtetëror publik drejtpërsëdrejti shkelet parimi i hierarkisë dhe subordinimit.

“Nuk është e qartë përse nevojitet theksimi i këtillë ligjor se te PSP-ja kontrolli nuk guxon ta kërcënojë autonominë e PSP-së, ndërsa e njëjta nuk është paraparë të prokuroritë tjera. Mbetja e një zgjidhjeje të tillë ligjore do të shkaktojë ndasi ndërmjet prokurorëve, pavarësisht cilës prokurori i takojnë. Posaçërisht nëse merret parasysh se kushtet e pranimit të prokurorëve janë të njëjta për të gjithë prokurorët”, shkruan në arsyetim.

Në amendamentin 20 shkruan se me propozim-ligjin ekzistues janë ngatërruar kompetencat e PSP-së dhe të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Që të dy prokuroritë janë kompetente për veprën penale pastrim i parave dhe të ardhurave tjera prej veprave penale sipas nenit 273 të Kodit penal.

 

VMRO-DPMNE propozon që prokurori shtetëror publik të jetë me propozim të partisë më të madhe opozitare në shtet.

Në duelin ndërmjet kryeministrit Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në televizionin Kanal 5, Zaev tha se “secili amendament që nuk fsheh mbrojtje të krimit është i pranueshëm për ata”.

Këtë fundjavë vazhdojnë negociatat ndërmjet përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe grupit punues të Ministrisë së drejtësisë për amendamentet në Ligjin për prokurorinë publike. Në negociatat e deritanishme nuk ka pasur zhvendosje më të konsiderueshme në lidhje me pozicionet e dy anëve.

Me Ligjin e ri për Prokurori publike duhet të rregullohet statusi i Prokurorisë Speciale Publike në kuadër të prokurorisë së rregullt dhe është një prej kushteve për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button