Basha i bën “llogarinë” Ramës: Ka vjedhur 100 mijë euro në orë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me qytetarë në sheshin e qytetit të Durrësit, e akuzoi kryeministrin Edi Rama si “hajdutin më të madh të historisë së Shqipërisë”, duke thënë se kreu i qeverisë ka vjedhur “100 mijë euro në orë”, transmeton Top Channel.

“Papunësi e varfëri kudo që hedhim sytë, shtohet varfëria, ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura? Klouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun, ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate. Vetëm sipas të dhënva zyrtare, në vetëm dy vite Edi Ram,am ka kollufitur 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve. Ka vjedhur 100 mijë euro në orë, është tarifa e estradës së Edi Ramës. Largimi i tij është emergjencë kombëtare”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button