Manchester City vijon kryesimin në Premier League

Manchester City rikthehet në krye të Premier League. “Citizens” regjistruan një fitore të thjeshtë në fushën e Fulham në sfidën që hapi javën e 32-të të Premier League, transmeton Top Channel. 

Dy gola në harkun e 27 minutave të para nga portugezi Bernardo Silva dhe sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ishin mëse të mjaftueshëm që skuadra e Pep Guardiolës të dilte me tre pikë nga transferta e Craven Cottage dhe të ngjitej në krye të renditjes me 77 pikë, 1 më shumë se Liverpooli por me ndeshje të barabarta.

Manchester City e nisi vrullshëm sfidën duke mos i dhënë asnjë mundësi Fulham në 30 minutat e para, ndërsa më pas kurseu energjitë duke marrë një fitore me shumë vlera përballë një skuadre që edhe pse e ka prerë biletën për në Championship, 2 javë më parë vendosi në vështirësi serioze Liverpoolin që fitoi 1-2 në këtë fushë.

Me këtë Guardiola vazhdon mision e tij drejt historisë me Manchester City-n pasi trajneri spanjoll i ka të gjitha letrat në rregull për të fituar 4 trofe në këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button