Modeli i ri elektrik i Renaultit arrin më 2022-ën

Kompania e njohur franceze e automjeteve, Renault, është duke planifikuar që në disa vitet e ardhshme të ketë më shumë modele të reja elektrike dhe në mesin e këtyre modeleve do të jetë edhe modeli i ri EV në klasën e Nissan Leaf.

Kjo është pjesë e planit ku aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi parashikon që deri në vitin 2025 të shesin nga dy milionë vetura elektrike në vit, transmeton Koha.net.

Image

Gjithashtu, EV i ri, një model familjar, pritet të arrijë në vitin 2022 me baterinë me kapacitet më të madh dhe me autonominë mbi 400 kilometra.

Renault EV i ri, po ashtu, pritet të vijë me platformën e re EV të aleancës francezo-japoneze ndërsa sa i përket dizajnit thuhet se ky model aktualisht i paemër pritet të frymëzohet nga koncepti Renault Symbioz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button