Fazliu: Kryetarët e komunave të bëhen transparent në shpenzimin e parave të popullit

Apel deri te kryetarët e komunave në vend ta ndjekin politikën e Qeverisë dhe t’i publikojnë në mënyrë transparente shpenzimet në komunat e tyre, tha sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu. Në mënyrën të cilën i shpenzojnë paratë e popullit, shtoi ai, prioritet duhet të jetë përgjegjësia ndaj qytetarëve, sepse ata sërish do të përballen me to në zgjedhje, ndërsa edhe tani gjatë zgjedhjeve presidenciale, nëse nuk punojnë si duhet, do të ndikojnë negativisht ndaj kandidatit presidencial, pas së cilit janë ndalur, transmeton Koha.mk. 

“Apeloj deri te të gjithë kryetarët e komunave ta ndjekin hapin e Qeverisë, i cili përmes veglës elektronike i publikon shpenzimet e të gjitha ministrave, atë ta bëjnë edhe ata. Nuk kemi mekanizma t’i detyrojmë kryetarët e komunave ta bëjnë atë, sepse kemi shoqëri të decentralizuar, por u sugjeroj në frymën e transparencës t’i ndjekin këto hapa, të cilat do t’i afrojnë me qytetarët”, tha Fazliu.

Në lidhje me atë nëse komunat i kanë përfunduar obligimet e tyre rreth shlyerjes së borxheve dhe të dorëzojnë dokumente për atë deri te Ministria e Financave, Fazliu theksoi se tërë ai proces ndiqet nga Ministria, i cili është propozues i ligjit. Theksoi se ai në vizita formale dhe joformale të komunave ka konkluduar se disa nga ato i kanë përfunduar obligimet e tyre, ndërsa disa janë në fazën e përfundimit.

Në pyetjen nëse Qeveria ka mekanizëm t’i kontrollojë kryetarët e komunave dhe si ata i shpenzojnë paratë e popullit, Fazliu përmendi se së pari ata duhet të kenë përgjegjësi ndaj qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur.

“Hapi i parë duhet të jetë përgjegjësia ndaj qytetarëve. Ato kryetarë të komunave të cilët shpenzojnë në luks duhet të mendojnë se ndoshta në zgjedhjet e ardhshme duhet sërish të dalin para votuesve, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale mund ta dëmtojnë subjektin politik, të cilin e paraqesin në atë komunë. Gjithashtu, ka edhe institucione kompetente, të cilat duhet t’i shqyrtojnë informatat e tilla, të ngritin procedura. Në suaza të ligjit për ndihmë të komunave me mjete konkrete për mbulim të borxheve kishte edhe ndryshimi i Ligjit për financim të komunave. Në një nen ishte kufizuar planifikimi i parave buxhetore të mos tejkalojë më shumë se tre buxhete të planifikuara mesatare të fundit. Ka disa mekanizma për t’u kontrolluar, por e para është transparenca e vetë kryetarëve të komunave dhe përgjegjësia para qytetarëve”, tha Fazliu.(koha.mk)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button