Gjermani, janë arrestuar 10 të dyshuar për planifikim të sulmit terrorist

Policia e Gjermanisë ka njoftuar se në perëndim të vendit ka arrestuar 10 persona të cilët dyshohen se kanë planifikuar sulm terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve DPA citon deklaratën e zëdhënësit të Prokurorisë në Dyseldorf se të dyshuarit janë arrestuar dje dhe sot në qytetet Essen, Duesseldorf, Wuppertal, Moenchengladbach, Duisburg dhe Ulm.

Grupi dyshohet për lidhje me organziatën terroriste DEASH dhe për planifikimin e një sulmi serioz edhe pse në këto momente nuk ka ndonjë sqarim se çfarë kishin për synim të sulmonin. Në Prokurori ende nuk e dinë nëse kundër të gjithë të arrestuarve do të ngriten padi penale.

Zyrtarët thanë se një nga të dyshuarit është nga Taxhikistani ndërsa për të tjerët nuk kanë dhënë kurrfarë informacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button