Sazdov: Policia kufitare nuk ka ujë, energji elektrike dhe automjetet e dhuruara nuk kanë lëndë djegëse

Sindikata e pavarur e policisë akuzon se policia kufitare është në prag të zhdukjes, të izoluar, pa komunikim me shërbimet e tjera të MPB, por edhe pa ujë dhe energji elektrike. Zëdhënësi i Sindikatit, Dejan Sazdov, tha se kanë qenë në takime me ministrin Oliver Spasovski për të gjetur një mënyrë për të përmirësuar gjendjen e të punësuarve në Ministrinë e Brendshme, por asgjë nuk është ndërmarrë. Sindikata akuzon Spasovskin edhe për pengesë të shoqatës së sindikatave, sepse kjo sindikatë nuk është pjesë e marrëveshjes kolektive të MPB-së, njofton A1on.mk.

“Punonjësit kanë uniformë të huazuar, kush si ka ditur ka gjetur zgjidhje. Pantollonat çeke, çizmet e vjetëruara sllovake dhe bluzat polake u paraqitën dhe pastaj “fsheheshin”. Arma personale është më e vjetër se 50 vjet. Cilat janë automjetet tona moderne kur nuk kemi tender për servisimin e tyre? Për të mos përmendur se në muajt janar dhe shkurt, nuk kishte karburant për automjetet. Kundër kolegëve që publikisht kanë guxuar të flasin pwr këtë problem, keni përdorur armën më efektive të Çavkov dhe Jankulovskës, Udhëzimet e kontraverse për rrjetet Sociale, të cilat i shpwrndatw më parë. Pasi gati dy vjet kanë kaluar që nga mandati juaj, mund të konkludojmë se vazhdoni ashtu si në 15 vitet e fundit të ekzistencës së policisë kufitare, e cilafatkeqësisht është e mbipopulluar “, tha zëdhënësi i sindikatës Dejan Sazdov.

Sindikata e pavarur e policisë u ankua se Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i injoron edhe diskutimet.

“Duke pasur parasysh faktin se Sindikata e Pavarur e ka humbur durimin për mosmarrjen dhe mos veprimin sipas udhëzimeve të dhëna, ne do të kërkojmë përgjigje dhe, nëse është e nevojshme, zgjidhje ligjore, si nga Inspektorati Shtetëror i Punës, por edhe nga Avokati i Popullit. Ju kërkojmë që të veproni në përputhje me ligjin dhe të na informoni publikisht se jeni duke na kyçur në krijimin e Marrëveshjes së re Kolektive për punonjësit e Ministrisë së Brendshme “, shtoi Sazdov.

Për situatën në Ministrinë e Brendshme, Sindikata do të njoftojë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, i cili po përgatit një opinion mbi fillimin e negociatave në BE. Qëllimi i këtij njoftimi do të jetë të theksohet se Ministria nuk i respekton të drejtat themelore të punëtorëve të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button