Zjarr në Prespë, po digjet edhe Parku Kombëtar i Galiçicës

Një zjarr i madh është përhapur në rajonin e Prespës, në zonën e vendbanimeve turistike Oteshevë dhe Sirhan, si dhe një pjesë të Parkut Kombëtar të Galiçicës. Deri më tani zjarri ka prekur rreth 300 hektarë pyje, ndërsa zjarrfikësit dhe stafi i Parkut Kombëtar po përpiqen të parandalojnë përhapjen e zjarrit dhe të mbrojnë vendbanimin pranë Sirhanit, transmeton Sdk.mk.

“E gjithë Prespa është në flakë. Zjarri filloi në Oteshevë, Sirhan, së pari morën flakë kallamishtet rreth liqenit, dhe pastaj era transferoi zjarrin nëpër rrugën e asfaltuar dhe përfshiu pyllin. Zjarri shkon drejt Parkut Kombëtar të Galiçicës. Nuk kemi energji elektrike, ka marrë flakë edhe largpërçuesi “, thotë pronari i një vile në Sirhan.

Kryetari i Komunës së Resnjës, Zivko Gosharevski, tha për Sdk.mk se po mbahet një takim i Shtabit të Krizave pas disa zjarreve që shpërthyen sot.

“Nuk bëhet fjalë për një zjarr. Por për disa. Mori flakë Dupeni i Poshtëm dhe Markova Noga, ku zjarrfikësit nga Resnja dhe Manastiri e vunë nën kontroll zjarrin. Pastaj kishte një zjarr në kallam rreth liqenit, ku një zonë e madhe e kallamishteve u dogj, gjithashtu pemishte. Pastaj era transferoi zjarrin në pyll dhe një pjesë e Parkut Kombëtar Galiçica, deri tani zjarri ka përfshirë rreth 300 hektarë pyje “, tha kryebashkiaku.

Ai shpjegoi se në Parkun Kombëtar po punojnë ekipet e njësive të zjarrfikësve nga Resnja dhe Ohri, si dhe punonjësit e parkut. Sot, të gjitha pesë automjetet zjarrfikëse në brigadën e Resnjës ishin në vendngjarje, të gjithë zjarrfikësit dhe punonjësit tjerë në shërbimet komunale. Zjarrfikësit dhe stafi i parkut mbeten në detyrë gjatë gjithë mbrëmjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button