Spitalet shtetërore në komunat më të vogla janë në “vdekje klinike”, ato mund të mbyllen

Spitalet shtetërore që nuk kanë mjekë të mjaftueshëm, ekspertizë dhe punojnë me kapacitet të reduktuar ose do të mbyllen ose do t’u jepen investitorëve privatë. Ministri i Shëndetësisë, si shembull thekson spitalin e Koçanit, ku thotë se ka vetëm 1% përdorim të shtretërve spitalorë, nuk ka personel dhe pacientët vazhdimisht dërgohen në qendrat më të afërta klinike. Në qershor do të dihet nëse dhe cilat institucione do të marrin çelësin në derë, kur duhet të përfundojnë studimet e fizibilitetit të autoriteteve shëndetësore, transmeton 24.mk.

“Studimi i fizibilitetit do të tregojë se çfarë do të thotë rajonalizimi i shërbimeve. Nuk ka nevojë në një qytet të qëndrojë një spital bosh dhe i papërdorur si është tani në këtë kohë, pacientët sigurisht drejtohen në qendrën më të afërt rajonale, dhe ne mbajmë spital të hapur me shtretër bosh për të cilat paguhen shpenzimet e mirëmbajtjes, ndonëse nuk ka asnjë pacientë e as personeli. Në këtë drejtim, do t’i hapim dyert investitorëve potencialë privatë, shpresoj të tregojnë interes ashtu si ka shembuj në shtetet tjera. Në Gjermani shteti nuk i zotëron ndërtesat e spitaleve, por ndërtesat u përkasin investitorët dhe shteti i vetëm blen shërbime “, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Autoritetet shëndetësore sigurojnë që kjo nuk do të thotë që pacientët do të paguajnë shërbime më të shtrenjta ose që punonjësit e shëndetësisë do të humbasin vendet e tyre të punës. Megjithatë, për mjekët e rinj, çdo humbje e një institucioni shëndetësor publik është një humbje për shtetin dhe për qytetarët. Disa prej tyre vënë në dyshim efektet që do të arrihen duke aplikuar këtë model në sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Mbetet një proces i padefinuar i edukimit të stafit të ri, kështu që në çdo rast deri sa të përcaktohen detyrimet që partneri privat publik do t’i ketë ndaj stafit kundër vendimeve të nxituara, në çdo rast, çdo humbje e një institucioni shëndetësor publik është një humbje për popullatën rreth dhe për shtetin, mbi të gjitha, në asnjë rast, një institucion shëndetësor publik nuk mund të jetë konkurrues me atë privat, interesi i shëndetit publik është interesi i të gjithë vendit, kështu që duhet të ruhen investimet kryesore në njerëz, në infrastrukturë, kjo është një masë me të cilën do të forcojmë institucionet shëndetësore publike “- tha Bozhidar Kocoski, nga Shoqata mjekëve të rinj të specializuar.

Për njoftime të tilla nga autoritetet shëndetësore më parë reagoi ashpër  sindikata e qendrës klinike. Punonjësit klinikë nuk e pranojnë konceptin e partneritetit publiko-privat. Për ta, kjo do të thotë shkatërrim i shëndetit shtetëror.

“Ne duhet të përjashtojmë planifikimin për reforma të tilla shëndetësore dhe të ngjashme,” thotë Goran Begovic, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, në këtë mënyrë, qeveria bëri hapa të guximshëm dhe avangardë për të përmirësuar shëndetin. Ndryshe nga mjekët, kryeministri Zaev thotë se duhet të ketë konkurrencë midis shëndetit publik dhe atij privat.

“Ai që do t’u ofrojë shërbime më cilësore të pacientëve, aty duhet të paguajë Fondi”, tha sot kryeministri Zaev nga Ohri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button