Tetovë: Ja si do të duket parku i Xhamisë së Larme pas revitalizimit

Kompania “Kipper” po financon projektin për revitalizimin e parkut të Xhamisë së Larme. Në projekt parashihet instalimi i sistemit të ujitjes, vendosja e 36 stoleve, ndriçim i parkut, ndërtimi i këndit për fëmijë, vendosja e më shumë koshave për plehra, tre qendra për ujë për pije, bar i ri dhe shtigje të reja, njofton Portalb.mk.

Do të investohet 120 mijë euro nga “Kipper” për ndërtimin e këtij parku. Nga Komuna e Tetovës thanë se projektin e ka realizuar studioja projektuese BMA.

Nga kompania investuesve thonë se pas ndërtimit të parkut, i njejti do të mirëmbahet.

Në fotografitë më poshtë shihet se si do të duket parku pas ndërtimit.

Revitalizimi i parkut të Xhamisë së Larme
Revitalizimi i parkut të Xhamisë së Larme
Revitalizimi i parkut të Xhamisë së Larme
Revitalizimi i parkut të Xhamisë së Larme
Revitalizimi i parkut të Xhamisë së Larme

LEXO: Parku i Xhamisë së Larme në Tetovë nuk po shkatërrohet, por po rindërtohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button