Ohër, Zaev premtoi ulje të dënimeve për ndërmarrjet e vogla, Bekteshi e tregoi numrin e turistëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Doganave RMV, Gjoko Tanasoski sot vizituan çarshinë e qytetit të Ohrit, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi vizituan disa shitore  punëtori të zejtarisë  dhe bashkëbiseduan me pronarët për kushtet e punës dhe pritjet e tyre si dhe për domethënien e masave për mbështetje nga ana e Qeverisë për ndërmarrjet e vogla, makro dhe të mesme.

Zaev deklaroi se këtë vit ndryshohet politika ndëshkuese e cila në të kaluarën ishte represive dhe shërbente për presione dhe kërcënime njëherit dhe ndikim politik ndaj sektorit privat.

“Për ndërmarrjet e vogla sipas ligjit të ri gjoba minimale do të jetë 50 euro, ndërsa maksimalja do të jetë 2000 euro. Në krahasim me ligjin e vjetër gjoba maksimale ka qenë 5000 euro që do të thotë se gjobat për ndërmarrjet e vogla janë ulur për 60 për qind. Para gjobës mund të shqiptohet paralajmërim. Ose në rast kur vepra është bërë për herë të parë dhe nuk ka shkaktuar pasoja të dëmshme, as nuk ka cenuar interesin publik. Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë,” theksoi kryeministri Zaev dhe paralajmëroi se vijon takim me pronarët e hoteleve me të cilët do të bisedojnë për perspektivat e zhvillimit të turizmit.

Ministri Bekteshi i ndau informacionet dhe numrat që kanë të bëjnë me numrin e turistëve të huaj dhe të vendit të cilët e kanë vizituar vendin tonë dhe theksoi se vitin e kaluar janë tejkaluar pritjet, vendin e kanë vizituar mbi 1 milion turist.

“Dua të ju informoj se nga viti i kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi të regjistruar 1.1. milion turist  ndërsa pritjet janë që në vitin 2019 të arrijmë mbi 1.3 milionë turist dhe njëkohësisht mbi 4 milion qëndrime në objektet tona hotelierike. Lajmi i mirë është që kemi rritje të turistëve vendorë”, theksoi ministri Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button