Kosovë, ministri Lekaj ambasadorit të Zvicrës: Deklarata është shtrembëruar

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka pritur ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet. Me këtë rast ministri Lekaj ka sqaruar se deklarata e tij e së enjtes është nxjerrë nga konteksti nga mediet e shkruara.

Sipas kumtesë nga MIT-it, Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën, transmeton Koha.net.

Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim.

Ai ka ripërsëritur falënderimin e tij dhe shtetit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës.

Ambasadori zviceran Lebet, ka theksuar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve. Ai shprehu keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën.

LEXO: Kosovë, ministri Lekaj për ambasadorin e Zvicrës: Ia kisha çu letrën e largimit (VIDEO)
LEXO: Deklarata e ambasadorit të Zvicrës për ujësjellësin: Mbështetje nga ambasadorë, ministra dhe publicistë
LEXO: Kosovë, ambasadori: Nuk është normale ne ta financojmë ujësjellësin, e ju veteranët e rrejshëm (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button