Gjuhë e urrejtjes dhe kërcënime, policia e ka arrestuar një anëtar të “Vëllazërisë Krishtere”

SPB Tetovë dje e ka arrestuar Zharko Grozdanovskin nga organizata “Vëllazëria Krishtere”, i cili nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk, ka publikuar një video me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit, Zoran Zaev, por edhe ndaj politikanëve tjerë, njofton Portalb.mk.

“Dje rreth orës 19:50, zyrtari policor i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, në rrugën “Todor Cipovski – Merxhan” në Tetovë e ka privuar nga jeta Zh.G. (46) nga fshati Bërvenicë i Tetovës, pasi që i njëjti rreth orës 15:00 në rrjetet sociale ka publikuar video me përmbajtje kërcënuese. Zh.G., është mbajtur në Stacionin Policor, ndërkaq pas pastrimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet padi përkatëse”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Organizata joqeveritare “CIVIL“, menjëherë ka reaguar ndaj rastit duke e dënuar rastin.

“Shkak për videon është paraburgimi i një nga anëtarët e tyre, Toni Mitreski – Severot, për shkak të sulmit të personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare. Ky person, sipas Fejsbuk adresimit të Grozdanvkit, vetëm e ka mbrojtur Kushtetutën, ndërsa tjerët janë fshehur”, thonë nga “CIVIL”.

Në videon e publikuar, CIVILI konstaton “gjuhë të urrejtjes” dhe “kërcënime të hapura për jetën” e kryeministrit Zoran Zaev, por dhe ndaj tjerëve, përfaqësues të paemëruara të pushtetit dhe “ të gjithë liderëve politikë”.

“Në asnjë mënyrë mos luani me “Vëllazërinë Krishtere”. U them dhe i qëndroj fjalës. Zaev, dy herë të kam pasur në dorë, dy herë qëllimisht të lëshova. Mos prek tek asnjë vëlla i im i fesë… Dy herë të kam lëshuar, nëse nuk më beson, pyeti njerëzit e tu në DSK. Herën e parë në Makedonski Brod, herën e dytë në Jasen dhe Kozjak… Dy herë kisha mundësi ta ndezi Maqedoninë, por u tërhoqa sepse kam dhënë fjalë: Nuk ngriti pushkë ndaj asnjë Maqedonasi… Asnjë njeriu tim, vëllai  nga feja, të betuar në vend të shenjtë, mos i lësho paraqitje dhe ti kanosesh se do ta dënosh ose, mos dhashtë Zoti, ta burgosësh… Pasha një kryq e fe, do të humbeni edhe ti edhe LSDM edhe DPMNE dhe të gjithë liderët në Maqedoni… Unë jam Zharko Grozdanovski. Djalë, ti je tradhtar!”, është një pjesë e fjalimit të publikuar në Fejsbuk faqen e “Vëllazërisë Krishtere”.

Ndryshe, Vëllazëria Krishtere është një nga organizatat, e afërt me grupacionet radikale që protestonin kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për gjuhët, ndërsa disa prej tyre janë edhe anëtarë të bllokut të djathtë që i udhëhiqnin protestat që kulminuan me sulmin Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

“Mysafirë të tyre të nderit ishin Janko Baçev, Stevçe Jakimovski dhe radikalë tjerë të njohur. Pas heshtjes disamuajshe, Vëllazëria Krishtere u paraqit përmes zëdhënësit të tyre Grozdanovski. Si duket, “tërheqja” e tyre nga publiku ka qenë për shkak të analizimit të “marrëzirave të politikanëve”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “CIVIL”.

Gjuha e urrejtjes

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Neni 394, paragrafi 1: Ai që nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion shpërndan material të shkruar racist dhe ksenofob, fotografi ose ide tjetër reprezentative ose teori e cila ndihmon, promovon dhe nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo person ose grup, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, por edhe besimit fetar, do të ndëshkohet me burg prej 1 deri në 5 vjet”.

Gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Por, pas ndërrimit të pushtetit, autoritetet kanë filluar që të merren më seriozisht me këtë çështje.  Për rast të ngjashëm sikur të Vankovskës, Prokuroria më 19 tetor të vitit 2018-të dorëzoi padi penale kundër gazetarit Milenko Nedellkovski, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet.  Nedellkovski, në profilin e tij publik në një rrjet social botoi një koment me rastin e  rastin e zjarrit në gadishullin grek Attica, ku kishte edhe viktima njerëzore. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtjen për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button