RMV, në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.808.131 persona

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot i ka kumtuar numrat që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe në tre komunat ku do të zgjedhen kryetarë të rinj, njofton Portalb.mk.

Të drejtë vote do të kenë 1.808.131 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Prej tyre 1.726.696 që jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq 77.579 jashtë vendit. Të drejtën e tyre të votës do të mundin ta shfrytëzojnë 1.640 persona në burgje dhe 7 persona të shpërngulur. Nga përfaqësitë diplomatike konsullore të drejtën e votës do ta realizojnë 1.781 shtetas.

Në Ohër, të drejtë vote kanë 52.303 persona, në Novo Sellë 11.365 dhe në Dibër 18.625.

Personat e sëmurë dhe me nevoja të veçanta do të votojnë më 20 prill

Megjithëse rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 21 prill, procesi votues për personat e sëmurë dhe me nevoja të veçanta do të jetë më 20 prill.

Më 20 prill do të votojnë edhe anëtarët e KSHZ-së.

Rrethi i dytë zgjedhor më 5 maj

Rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet nëse më 21 prill, asnjë nga kandidatët nuk do të sigurojë shumicën e nevojshme të votave. Fushata për rrethin e dytë do të mbarojë më 3 maj. Fitues i zgjedhjeve është njëri nga dy kandidatët i cili ka siguruara më së shumti vota, por me kusht që të arrihet censusi, votimi i më shumë se 40 për qind i qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Nëse edhe në rrethin e dytë nuk zgjidhet presidenti, përsëritet tërë procesi zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button