KSHZ deri sot duhej ta përfundojë Listën Zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri sot duhej t’i përfundojë të gjitha ndryshimet që kanë dalë nga inspektimi publik i Listës Zgjedhore që zgjati prej 23 shkurtit deri më 14 mars 2019, transmeton Portalb.mk.

Në atë periudhë verifikim kanë bërë 53.972 qytetarë. Për 517 është miratuar vendim për regjistrim në Listën zgjedhore, për 412 është sjellë vendim për fshirje, ndërsa ndryshim të të dhënave është bërë për 129 qytetarë.

Lista zgjedhore përfundimtare, gjegjësisht rezultatet e listës në të cilat votohet, KSHZ-së duhet t’i nënshkruajë 15 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjegjësisht më së voni deri më 5 prill.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button