Kosovë, ministri Lekaj për ambasadorin e Zvicrës: Ia kisha çu letrën e largimit (VIDEO)

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka kritikuar ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet për deklaratën e dhënë në Skenderaj gjatë promovimit të ujësjellësit, ku kritikoi politikanët duke thënë “se kjo nuk është normale, ne të financojmë ujësjellësin, e ju të paguani veteranët e rrejshëm”, përcjell Portalb.mk

Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur të isha ai që marrë vendime, sot ia kisha çu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj.

LEXO: Deklarata e ambasadorit të Zvicrës për ujësjellësin: Mbështetje nga ambasadorë, ministra dhe publicistë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button