Një fëmijë që flen rritet, e një popull që flen vdes

Përderisa qytetarët maqedonas që jetojnë në këtë shtet dhe gëzojnë shumë privilegje nga ana e shtetit, për çdo ndryshim që shkon në dëm të tyre ngritet në protestë, qytetarët shqiptarë të këtij shteti sikur janë futur në gjumin e thellë dimëror .

Organizohen protesta të ndryshme, nga asociacione dhe organizata joqeveritare, nga student e pensionistë, nga bujq, blegtorë e të papunë, organizohen edhe nga “ branitella “ ndërkaq shqiptarët sjanë asgjë kundi!!! Thua vallë aq në terezi i kemi punët?! Thua vallë neve nuk kemi asnjë problem?!

Po të mos ishin disa portale informative që sado kudo janë pak të “ pa varura “ nga Qeveria dhe politika, NE do të ishim në një “ terr të madh “.

I kuptoj ato të organizatës “ Zgjohu “ ato tash janë në Qeveri dhe skanë se përse të protestojnë, pasi me vetë faktin që janë pjesë e subjektit qeveritar ato pranojnë dhe bëjnë AMIN çdo veprimi antishqiptar që Qeveria e bën ndaj shqiptarëve, edhe pse disa herë shfaqen me ndonjë deklaratë të shkruar dhe postuar nga selia e një partie ku ata bëjnë pjesë. Po OJQ-të e tjera ku janë?!

Por smund që të kuptoj Unionet e studentëve, që tash janë shëndruar më në Parlamente studentore. Quhemi si populli me numër më të madh të të rrinjëve por ku i kemi të rrinjtë?! Sa janë të angazhuar dhe çka veprojnë  Kryetatarët e Parlamenteve studentore qoftë të USHT-së, qoftë të UEJL-së?! Kush janë ata Kryetarë, i njef ndonjëri?! Kanë këto Parlamente programe dhe organizime, kanë strukturë që funksionon?! Dihet që rinia rrënon pushtete, po rinia shqiptarë ne FYROM ku është ?!

Po Organizatat e dala nga lufta, “ daja “ Fazli Veliu dhe z. Besim Hoda?! Daja që na ishte deputet dhe sbëri asgjë për luftëtarët e tij, një herë nuk doli në foltore dhe të thotë që është Kryetar i Shoqatës së dalë nga lufta dhe të ngrejë propozim ligj për ata dëshmorë mbi supet e të cilëve ai u ngrit dhe ariti që të bëhet deputet e pasanik … “ daja “ që në ditën e përkujtimit të dëshmorëve shkon tek varri e “ reciton “ dhe që thotë “ IDEALI I DËSHMORËVE VAZHDON “ e aspak nuk kujton se për çfarë “ IDEALI “  u flijuan ata dëshmorë!!! U flijuan dëshmorët që “ daja e nipi” të bëhen deputet e milioner  apo u flijuan që “ Komandant  Kolë Dijamanti “ të i nderojë dëshmorët?! Tmerr i vërtetë për “ dajën “ nuk di se si e merr gjumi rehat! apo thua vallë i vjen i butë  krevati që e ka blerë me paratë e dëshmorëve?!

Pas rastit të aksionit “ Monstër “ që nxori edhe “ epitetet “ e reja për shqiptarët si radikalist islamikë dhe teroristë që kanë marrë pjesë në luftë ndaj NATO-s dhe Shteteve të bashkuara në Irak dhe Afganistan, u organizuan disa protesta “ pa organizator “ me pjesmarës të shumtë e që destinacioni i tyre përfundimtar ishte në selinë e partisë qeveritare BDI-së në Shkup dhe Tetovë, mirpo ato protesta u ndërprene shpejt, për ato akuzohen disa individë që do mund edhe që të dënohen edhe me burg ( gjë e mundshme pasi janë në pyetje shqiptarët ) e ndërkaq të burgosur mbahen akoma personat që u arestuan në “ MONSTËR” e që nuk ishin “ radikal islamik dhe terorista “.

Do të e përfundoja këtë mllef që e kam ndaj atyre që kanë dëshirë që të thiren prijës, Kryetar dhe të jenë të parët, me shpresë që ndonjëri nga ATA që i përmenda do të e lexojë këtë shkrim.

”Populli jonë po vuan shumë, dhe kjo, jo përshkak të dhunës që ushtrohet mbi ta, por më shumë nga HESHTJA e njerëzve të mirë që ka!

Drilon SHAQIRI

Lajme të ngjashme

Back to top button