Rusi, 570 miliardë euro për rritjen e forcës ushtarake

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia do të shpenzojë rreth 570 miliardë euro për të rritur fuqinë ushtarake.

Lideri i hekurt do të blejë 600 aeroplanë të rinj, 400 raketa balistike dhe një flotë të tërën nëndetësesh në 10 vitet e ardhshme.

Putin i tha ministrit për Sigurinë se: “Ne duhet të modernizojmë industrinë e mbrojtjes në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ashtu siç ndodhi në vitet ‘30”.

Putin bëri të qartë se ishte i lodhur me kursin e Perëndimit për kapacitetin ushtarak të Rusisë, i cili ka rënë që prej Luftës së Ftohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button