Gjykata Supreme për “Perandorinë”: Mijallkovi, Kamçevi, Pandeleski dhe Josifoviqi lihen të lirë

Gjykata Supreme ka sjellë vendim për shfuqizim të masës së arrestit shtëpiak për Sasho Mijallkovin, Orce Kamçevit, Cvetan Pandeleskit dhe Nenad Josifoviqit në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Perandoria”, me çka të njëjti ia ka ndërprerë arrestin shtëpiak, dhe shtojnë se PSP-ja nuk është kompetente për të kërkuar parashtrim dhe vazhdim të masës së arrestit shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe veprave që lidhen dhe të cilat dalin nga përgjimet ilegale, nuk ka qenë akuzues i autorizuar dhe në bazë të nenit 166 të Ligjit për procedurë penale nuk është mundur që të dorëzohet propozim për parashtrim të masës së paraburgimit për të akuzuarin, dhe më pas dhe propozim për vazhdim të masës së arrestit shtëpiak kundër të akuzuarit, sepse nuk ka kompetencë pasi kanë kaluar 18 muaj nga dita e marrjes së lëndës dhe materialeve nga kompetenca e saj”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Hetimet për rastin “Perandoria” janë kundër këtyre personave: Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cevtan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vençe Mijalçev dhe Jovançe Taskovski për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale, për keqpërdorim të punës zyrtare, mashtrim, larje para dhe të tjera krime.

Përndryshe, dje Sasho Mijallkov ka dalë nga Burgu i Shuto Orizares për shkak se Gjykata e Apelit ia ka shfuqizuar masën e paraburgimit dhe i është caktuar masë e arrestit shtëpiak në lëndën “Titanik 2”. Mijallkov sërish mbetet në arrest shtëpiak për lëndën e “Titanik 2”. Ai përfundoi prapa grilave pas vendimit të shkallës së parë për rastin “Titanik 2” ku u dënua me 3 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button