Negociatat për DSK-në kah fundi, komunikimin në internet do ta monitorojë vetëm ATO-n

Janë duke përfunduar negociatat midis qeverisë dhe opozitës mbi ligjin e ri për Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), e shndërruar në Agjenci për Siguri Nacionale (ASN), mësoi “NOVA” nga ekipet negociuese, transmeton Portalb.mk.

Pas kritikave nga ekspertët se ligji lë hapësirë ​​për abuzime të reja dhe përgjim masiv, po mendohet që të pranohen sugjerimet e ekspertëve ashtu që pajisjet teknike të ish DSK-së të cilat mund të përdoren përcjellje, të vendosen në Prokurorinë Publike, ndërsa për t’i përdorur ato, DSK-ja duhet të paraqesë kërkesë në Prokurori. Pas përfundimit të operacionit, DSK-ja do të duhet të dorëzojë një raport – se për çka është përdorur pajisja dhe kush e ka përdorur atë.

Përveç kësaj, ekipet negociuese janë pajtuar se internet komunikimi nuk mund të jetë përgjegjësi e Agjencisë së re për Siguri Nacionale (ish DSK), por monitorimi i komunikimit në internet do të jetë përgjegjësi vetëm e Agjencia Teknike Operative (ATO).

Organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët e sigurisë theksojnë që zgjidhja e re ligjore duhet të pësojë ndryshime për të parandaluar mundësinë e abuzimit të ri të fuqisë së ATO për përgjim të paautorizuar dhe regjistrim të individëve.

Neni 26 i Projektligjit për Agjencinë për Siguri Nacionale (ANS)

Profesori Marjan Gjurovski
Profesori Marjan Gjurovski

Për ta kontestues është neni 26 i projekt-ligjit i Agjencisë Nacionale për Siguri, me të cilin nuk është përcaktuar qartë se në cilin rast DSK do të mund ta anashkalojë ATO.

“A mund nesër drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale për siguri të përdorë pajisjet teknike dhe aparatet (p.sh. drona për të futur softuer me viruse në sisteme mobile ose të tjera) për monitorimin e të gjitha llojeve të komunikimit, pa ndërmjetësimin e ATO si dhe shkaktojë kufizim të paprekshmërisë së privatësisë së personit dhe shtëpisë, për të mbledhur dhe mbajtur në shënjestër të dhëna për qytetarë pa urdhër të gjykatës, tha Marjan Gjuroski, asistent profesor në Fakultetin e sigurisë, në dëgjimin publik mbi projekt-ligjin.

LEXO: Debati për propozim ligjet e shërbimit të sigurisë: Mes lëvdatash dhe kritikave për qendërzim të fuqisë së kryeministrit Zaev

Lidhur me përzgjedhjen e stafit, ekspertët vunë në dukje se nuk mund të bëhet fjalë për reforma me anëtarët e vjetër të stafit që kanë marrë pjesë në abuzim të shërbimit. Prandaj, në zgjidhjen e re ligjore, po shqyrtohet propozimi i një përbërjeje të re të Komisionit, e cila do të bëjë përzgjedhjen e stafin i cili do të transferohet nga DSK-ja në Agjenci për Siguri Nacionale.

Komisioni do të përbëhej nga shtatë anëtarë: dy anëtarë nga MPB, dy nga Sindikata, drejtori i Agjencisë kombëtare dhe dy anëtar, një nga qeveria dhe një nga opozitës nga Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencia e inteligjencës.

Komisioni do të duhet të analizojë punën e punonjësve të DSK-së në 5 vitet e fundit.

“Në Agjencinë e re nuk guxon të ketë vend për ata që janë përfshirë në abuzime, për ata që kanë heshtur për abuzimet, edhe pse nuk kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, e as për ata të cilët nuk kanë arsim dhe përvojë përkatëse për të punuar në këtë një shërbim të tillë, tha për “NOVAMagdalena Lambovska nga OJQ Eurothink.

Një nga variantet që ka qenë e shqyrtuar është që me ligj të detyrohen të gjithë punonjësit e DSK të jenë të detyruar të kalojnë në ekzaminim me detektor të gënjeshtrave, kur për çfarëdo arsye kjo gjë do të kërkohej prej tyre.

Kontrolli mbi shërbimet e inteligjencës do të rregullohet me ligj të ri për kontroll.

Për pavarësi më të madhe të kontrollit të brendshëm të punës së DSK-së për të siguruar për të parandaluar aksidentet e sigurisë me përgjime masive, dhe ka gjasa që ky propozim të pranohet, kreu i kontrollit të brendshëm të propozohet nga drejtori i ASN-së, por paraprakisht duhet të miratohet nga Komisioni i Kuvendit për mbikëqyrjen e punës së DSK-së.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë (Foto: Arbnora Memeti)
Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë (Foto: Arbnora Memeti)

Kryeministri do vazhdojë të udhëheqë këshillin për koordinimin, por do t’i reduktohen kompetencat dhe do të mund të vendosë vetëm në nivel operacional, ndërsa vendimet strategjike do t’i sjellë Këshilli për sigurisë kombëtare. Për të shmangur mbulimin e njëkohshëm të kompetencave ndërmjet këshillit për koordinim dhe Këshillit kombëtar për siguri, do të miratohet ligj i ri të Këshillit për sigurisë kombëtare.

Ligji i ri i DSK është pjesë e ligjeve reformues të cilat Bashkimit Evropian i ka identifikuar si vendimtare për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nëse ligji kalon javën e ardhshme në seancë qeveritare, i njëjti do të votohet edhe para zgjedhjeve presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button