Konli: Senati së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati amerikan po përgatitet që së shpejti ta ratifikojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe pse ka pasur edhe një tentativë dramatike të Rusisë që ta pengojë, deklaroi drejtorja për Evropë në Qendrën për Strategji dhe Komunikime Ndërkombëtare, Hedhër Konli, njofton Portalb.mk.

Deklaratën Konli e ka dhënë në kohën e dëgjimit përpara Komitetit për Kundërzbulim të Shtëpisë përfaqësuese në të cilën është diskutuar për ndikim me qëllim të keq të Rusisë dhe përzierja e Kremlinit në proceset demokratike perëndimore.

Përpara Komitetit është folur për ndikim rus në Ballkan, veçmas në Mal të Zi, ku është shumë e madhe.

“Në Mal të Zi është veçmas e shprehur nëpërmjet masave ekonomike me investime në patundshmëri dhe turizëm, për atë është shumë e rëndësishme për Aleancën Veriatlantike dhe NATO-n që t’u japin mbështetje vendeve si Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Konli.

Ajo shtoi se njëra ndër armët kyçe të ndikimit rus në Mal të Zi është Kisha Ortodokse Serbe e cila “vazhdon të luajë rol kyç në formimin e vetëdijes së malazezëve edhe atë se për çfarë ardhmërie shohin për ata”.

Ajo tha se tani vendi është pjesë e NATO-së, por mbetet edhe shumë punë në lidhje me vendet tjera që kanë shprehur gatishmëri që të integrohen me Perëndimin.

“Përpjekja e pasuksesshme për grusht-shtet nga agjentët e kundërzbulimit ushtarak rus në tetor të vitit 2018-të që të ndalohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, e tregoi gatishmërinë e Kremlinit që të ndërmarrë çfarëdo aksioni që ta parandalojë zhvillimin e këtyre vendeve.

Ajo theksoi se Senati tani po përgatitet për ta ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO “edhe pse ka pasur një tentativë dramatike nga ana e Rusisë që ajo të parandalohet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button