Edhe pse janë punësuar punëtorë sezonal, Çairi assesi të jetë më i pastër

Edhe pse komuna e Çairit ka bërë punësimin e punëtorëve sezonal për mirëmbajtjen dhe pastrimin e komunës, si duket nuk po ia del mbanë, pasi që edhe pas disa paralajmërimeve të Portalb.mk se hapësira e ish higjienës komunale në lagjen Serovë po shndërrohet në deponi të egër, e njëjta ende nuk është pastruar.

Zëdhënësi i kësaj komunë Kushtrim Alla thotë për Portalb.mk se punëtorëve të Higjienës komunale iu janë bashkangjitur edhe punëtorët sezonal të cilët paguhen nga komuna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në këtë pjesë të qytetit të Shkupit.

Ish higjiena komunale, Serovë 27.03.2019

“Duke parë se nuk mjafton që komuna të pastrohet vetëm nga punonjësit e Higjienës komunale, ne si komunë kemi punësuar punëtorë sezonal të cilët ndihmojnë procesin e pastrimit, dhe secilën ditë pastroj lagje të ndryshme, me qëllim që të kemi një ambient të pastër”, tha për Portalb, Alla.

Ai tha se kjo pjesë të ish higjiena komunale është pastruar disa herë po banorët e papërgjegjshëm sërish hedhin mbeturina aty dukë ndotur kështu këtë lagje.

“Jemi në dijeni për mbeturinat që mblidhen në këtë hapësirë, dhe ato janë pastruar disa herë po banorë të papërgjegjshëm sërish hedhin mbeturina në këtë hapësirë”, tha Alla.

Mirëpo, Portalb.mk vëren tjetër gjë, që mbeturinat e njëjta janë në këtë hapësirë tani më një kohë të gjatë, që do të thotë që ato nuk janë bërë për së dyti, por që nuk janë pastruar dhe vetëm shkojnë duke u shtuar.

Ish higjiena komunale, Serovë 27.03.2019

Ai shtoi se inspektorët komunal deri më tani kanë dënuar disa banorë, të cilët i kanë kapur duke shkelur ligjin dhe duke hedhur mbeturina në rrugë.

“Inspektorët komunal kanë dënuar disa banorë që kanë kapur duke shkelur ligjin dhe duke ndotur kështu ambientin jetësor, dhe të njëjtit janë gjobitur me shumën prej 50 eurove”, tha Alla.

Ai shtoi se numër të veçantë për të paraqitur rastet e ndotjes së ambientit nuk ka, por që qytetarët mund të paraqiten në numrin fiks të komunës 02 2603 001 si dhe të raportojnë rastet në emailin raporto.mk si dhe në ueb faqen e komunës, në të cilën është hapur opsioni “Na kontakto”.

Dallimi mes datës 09 dhe 27 mars 2019.

Ish higjiena komunale, Serovë 27.03.2019
Ish higjiena komunale, Çair 09.03.2019

Në numrin dhe emailin e cekur më lartë, Alla thotë se raportohen mjaft raste të këtilla.

“Kemi mjaft raste ku qytetarët raportojnë për raste të tilla dhe ne intervenojmë. Na vinë thuajse çdo ditë nga 4-5 raste të tilla”, tha Alla.

Gjithashtu edhe komuna e Aerodromit ka marrë pothuajse masat e njëjta me atë të Çairit, por që është shumë më e pastër se kjo e fundit.

LEXO: Me 10 makina të reja dhe punëtorë të dyfishuar sezonal, komuna e Aerodromit do të pastrohet çdo ditë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button