Gjermania i vuri ultimatum Britanisë për Brexit’in

Edhe Gjermania është përfshirë në kaosin që po mbretëron rreth Brexit’it në Britaninë e Madhe, duke dërguar një ultimatum për daljen e kësaj të fundit nga BE’ja, shkruan Express UK.

Një aleat kyç i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, ka nxitur Britaninë që të procedojë me daljen e saj nga blloku, duke këmbëngulur se ekzistojnë vetëm tre opsione të mundshme, dhe jo tetë sa ishin në votim në parlamentin britanik.

Detlef Seif, një anëtar i partisë së Merkelit, CDU, insiston që Britania duhet të zgjedhë mes arritjes së marrëveshjes, revokimit të Artikullit 50 apo të shtyjë Brexit’in, përcjell Gazeta Express.

Seif deklaroi: “Diskutimi për Britaninë ka krijuar përshtypjen që ka më shumë opsione, se sa që janë në të vërtetë të mundshme. Ekzistojnë vetëm tre opsione”.

Ai gjithashtu shtoi se nëse shtyhet edhe më shumë Brexit’i, atëherë Britania duhet të përfshihet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Në Britani, nesër, kryeministrja heresa May pritet të hedhë në votim edhe propozimin e tretë të saj për një marrëveshje të daljes nga BE-ja.

Nëse bie edhe kjo mundësi, atëherë e ardhmja e Britanisë së Madhe mbetet vërtet e paqartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button