Samsung dëshiron ta vërtetojë se Galaxy Fold paloset pa problem (Video)

Mangësitë në palosje dhe kthimi në gjendje normale, si dhe mundësia e punimit në ekranin e palosshëm nga Samsung, kanë qenë disa prej çështjeve që i kanë shqetësuar më së shumti klientët.

Të shqetësuar janë edhe prodhuesit e Galaxy Fold, andaj dëshirojnë të vërtetojnë se ky telefon nuk e ka problem të paloset, madje duke u përplasur nga makineritë speciale, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pikërisht pas afro një muaji, që u shpërnda një video, ku pretendohet se shfaqet ky telefon, që ka një thyerje në zonën ku do duhej të palosej.

Andaj, kompania e ka realizuar të ashtuquajturën makineri të testimit stresues, ku këto pajise hapen dhe mbyllen pandërprerë. Rezultati, del të jetë një sipërfaqe e rrafshët, që duket se nuk është kthyer ndonjëherë në dy pjesë.

Sipas Samsung, ky produkt mund të hapet dhe mbyllet mbi 200 mijë herë, brenda pesë vitesh.

Meqenëse lansohet më 26 prill, do të kemi mundësi të shohim nga afër, mundësinë e palosjes që do ta ketë Galaxy Fold.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button