Higuain u pensionua nga Kombëtarja e Argjentinës: Dua të kalojë sa më shumë kohë me familjen time

Gonzalo Higuain ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Sulmuesi aktual i Chelseat, ka vendosur që të tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës.

31-vjeçari ka befasuar të gjithë opinionin futbolldashës me vendimin e tij për tu tërhequr nga Kombëtarja.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar se cikli i tij te Argjentina ka përfunduar, ku do t’i përkushtohet më shumë familjes, transmeton Telegrafi.

Gonzalo Higuain. (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

“Cikli im tek Argjentina ka përfunduar. Dua të kalojë sa më shumë kohë me familjen time”, ka deklaruar Higuain.

Ish-anëtari i Real Madrid, Napolit, Juventusit e Milanit ka luajtur 75 ndeshje me Argjentinën ku ka shënuar 31 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button