Nuk ka marrëveshje për Prokurorinë Speciale, ministrja Deskoska sqaroi detajet

Përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës, që morën pjesë në takimin e sotëm në Ministrinë e Drejtësisë, në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, deklaruan se negociatat vazhdojnë dhe se është lënë hapësirë për konsultime. Në vijim do të konfirmohet termin i ri për takim, transmeton Portalb.mk.

“Dallimet mbesin. Dallimet kyçëse janë në statusin e PSP-së dhe në përdorimin e audio materialeve. Jemi marrë vesh të bëhen konsultime në pjesën e asaj se ku mund të ketë lëvizje që të gjejmë hapësirë për miratimin e përbashkët të ligjit. Kështu që sot nuk ka ndonjë zhvillim të veçantë me të cilin mund të lavdërohemi”, deklaroi pas takimit ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska- Trenevska.

Deskoska shpreson se ligji do të miratohet para zgjedhjeve.

“Po punojmë për sigurimin e 80 deputetëve”, tha Deskosa duke shtuar se po bisedojnë me të gjitha grupet parlamentare.

Ajo deklaroi se sot kanë pasur takim me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët dhe se janë gjetur pika të përbashkëta rreth përkrahjes së ligjit.

Pas takimit me krerët e partive opozitare shqiptare, Bilall Kasamit – Lëvizja BESA dhe Ziadin Selën – Aleanca për Shqiptarët, Deskoska ka treguar se për të është e pranueshme vetëm kërkesa për zhbllokim të punës së PSP-së.

“E pranueshme është kërkesa për zhbllokim të punës së PSP-së si organ i cili do të ketë kompetenca efikase, i cili do të jetë edhe prokurori e veçantë, që është e përfshirë në Ligj”, tha Deskoska.

LEXO: Ja pse Maqedonia duhet të ketë edhe Gjykatë Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button