Fëmijët, viktimat më të mëdha të sulmeve ajrore amerikane në Afganistan

Qindra civilë, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën në sulmet ajrore të forcave të huaja, të udhëhequra nga SHBA-të, të ndërmarë në disa rajone të Afganistanit, kurse opinoni gjithnjë e më ashpër dënon këto operacione, raporton Anadolu Agency (AA).

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) njoftoi se së paku dhjetra fëmijë nga një familje refugjatësh janë vrarë në një sulm ajror të kryer më 16 mars në Teluke në Kunduz.

Guvernatori i Kunduzit, Ismat Muradi për AA ka thënë se grupet e armatosura rebele në rajon sulmojnë vendbanimet dhe shtëpitë duke përdorur civilët si mburojë.

“Sulmi që ndodhi më 16 mars u krye sipas koordinatave të lëshuara nga forcat afgane, ku u vranë së paku 58 militantë dhe 15 të tjerë u plagosën. Në këtë sulm u vranë disa gra dhe fëmijë të grupmoshës 7 dhe 8 vjeç”, ka thënë Muradi.

Nga ana tjetër zëdhënësja e forcave amerikane, Debra Richardson për humbjet civile akuzoi lëvizjen militante talebane. Ajo tha se talebanët strehohen nëpër shtëpi dhe nuk brengosen për viktimat civile.

Ministria afgane e Mbrojtjes ka paralajmëruar hetime të rastit, përfshirë dhe përgatitjen e një raporti të detajuar për humbjet civile dhe dëmet materiale.

Mediat afgane raportojnë se gjatë varrimit të viktimave, banorët lokalë protestuan për shpeshtimin e sulmeve ajrore amerikane në këtë rajon.

Më herët misioni i NATO-s njoftoi se talebanët në Kunuduz vranë dy ushtarë amerikanë ndërsa mediat lokale rapotuan se sulmet ajrore të 16 marsit kishin karakter hakmarrës.

Sulmet ajrore në Kunduz u kritikuan ashpër edhe nga Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan (AIHRC). Organizata në fjalë shprehu shqetësime për faktin se civilët gjithnjë e më shpesh po bëhen humbje kolaterale të operacioneve ushtarake në vend.

Duke theksuar se sulmet në zonat e banuara përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut, AIHRC u bëri thirrje rebelëve të ndërpresin praktikën e shfrytëzimit të civilëve si mburojë e gjallë.

Sipas të dhënave të OKB-së, vitin e kaluar ka pasur numër rekord të viktimave civile që nga fillimi i krizës në Afganistan. Në sulmet e talebanëve, terroristëve të DEASH-it, por edhe të forcave të huaja të udhëhequra nga SHBA-të, janë vrarë të paktën 3.804 civilë dhe janë palgosur 7.189 të tjerë.

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Patricia Gossman në raportin për Human Rights Watch (HRW) ka thënë se çdo e treta viktimë civile në Afganistan ka qenë i mitur.

“Në sulmet ajore pësojnë një numër i madh grashë dhe fëmijë. SHBA dhe Afganistani dukshëm kanë intesifikuar sulmet me avionë dhe helikopterë”, thekson Gossman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button