Në vendet e BE-së rumunët më së shumti bëjnë aktivitete sportive

Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Rumania është vendi ku më së shumti bëhen aktivitete sportive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra Evropiane për Statistika (Eurostat), publikoi rezultatet e hulumtimit të zhvilluar me qytetarët e 28 vendeve anëtare të Unionit në lidhje me atë se sa kohë ndahet për sport jashtë orarit të punës.

Sipas kësaj, 72 për qind të qytetarëve të BE-së të moshës mbi 16 vjeç në kohën e lirë ndajnë kohë për aktivitete të ndryshme sportive.

Ndërsa 27 për qind prej atyre që jetojnë në BE, në javë ndajnë 3 orë, 17 për qind 3 deri në 5 orë kurse 28 për qind në javë më shumë se 5 orë bëjnë stërvitje sportive.

Vendin e parë e zë Rumania ku 96 për qind e qytetarëve çdo javë bëjnë stërvitje sportive.

Pas Rumanisë me 93 për qind vijon Danimarka, 91 për qind Holanda dhe 88 për qind Gjermania.

Aktivitete më të pakta në BE bëjnë Kroacia me 36 për qind dhe Portugalia me 45 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button