Janakieski ka parashtruar ankesë në Komitetin e Helsinkit

Ish-ministri për transport dhe lidhje Mile Janakieski ka paraqitur ankesë deri te Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë dhe deri te Shoqata e avokatëve të rinj të Maqedonisë dhe përsëri është ankuar se s’ka pasur mundësi të përgatitë mbrojtjen e tij në mënyrë adekuate për shkak të gjatësisë së seancave gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e njoftoi drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit Uranija Pirovska .

“Të gjithë do ta informojmë me shkrim se ne s’kemi mundësi ta ndryshojmë masën e paraburgimit. S’mund t’i themi gjykatësit, as të ndryshojmë ndonjë vendim gjyqësor”, njofton Pirovska.

Kur u pyet për dy të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, Pirovska informoi se te ata është parashtruar edhe një ankesë për të cilën, siç tha ajo, është dhënë garanci, por përsëri gjykatësi e ka përcaktuar masën paraburgim, ndërsa garancia nuk është kthyer.

“Ne menjëherë kemi parashtruar një shkresë deri te Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup, në të cilën i kemi theksuar këto procese procedurale, të cilat për ne janë të  pakuptueshme. Mund të jetë ose njëra ose tjetra masë, por s‘mundet që të dy gjërat. Nëse Këshilli penal ka konsideruar se ndaj atyre duhet të aplikohet masa e paraburgimit, atëherë duhet të gjendet mënyrë për t’ua kthyer garancinë. Konsideroj se kjo është çështje urgjente dhe se duhet të bëhet”, deklaroi Pirovska.

Bëhet fjalë për kryeshefin Dushko Llazarov dhe Goran Gjoshevski Levi, zyrtar policor dhe pjesë e sigurimit të ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanoski, të cilët janë dënuar me 15 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button