Tenori me famë botërore Ramë Lahaj, hap festivalin “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”

Festivali i njohur  “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, edicionin e VII e sjellë më të begatë se kurrë më parë. Artistë me renome dhe bagazh të pasur artistik, do të ngjiten me 4 prill në skenën e Operës së Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Në qendër të vëmendjes për artdashësit e kryeqytetit, por jo vetëm, do të jetë tenori me famë botërore Ramë Lahaj. Një nga figurat më të çmuara për shqiptarët në serivend dhe rajon. I lindur dhe rritur në qytetin e Istogut. Vendi ku ai lindi, nuk zotëronte as edhe një shkollë të vetme muzikore. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi tenorin Lahaj, që një ditë të ngjitë majat e suksesit.

Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë. Pas diplomimit, një periudhë të caktuar kohore, ai bëhet drejtor i televizionit Rtv21 në Kosovë. Megjithatë, dhuntia dhe pasioni që kishte për artin e Operës, bëri që ai të marrë hapa serioz për karrierën e tij artistike ndërkombëtarisht. Paraqitja e tij në skenën e operës ndërkombëtare, në 50 vjetorin e festivalit Euit në Gjermani me rolin e Alfredo Germont në La Traviata; i dha dritë të gjelbër për një të ardhme të ndritshme. Opusi i tij artistik është mjaft i pasur dhe për arsye të hapësirës po theksojmë ato më të veçantat.

Zëri mbresëlënës dhe talenti i tij, frymojë anë e mbanë botës. Viti 2016, konsiderohet vit me shumë suksese për të. Në konkursin e madh operistik Placido Domingo’s “Operalia”, që u mbajt në Meksikë, Lahaj u nderua me të njëjtin titull të një këngëtari lirik. Bashkëpunime me emra të mëdhej si me tenorin e famshëm Placido Domingo, bëri që zëri i Ramë Lahës tashmë të jetë në piedestalin e merituar.

Si rrjedhojë, në koncertin e datës 4 prill, Ramë Lahaj në skenë do të jetë me miqtë e tij nga bota artistike. I shoqëruar nga sopranoja Ruse, Venera Gimadieva; baritoni nga Bullgaria, Kiril Monolov dhe mezzo sopranoja nga Maqedonia e Veriut, Marika Popoviç.

Në një kuadër të tillë, ky koncert do të jetë nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit të mirënjohur David Crescenzi.

Artistët që i theksuam më sipër, tashmë gjithsecili kanë krijuar fizionominë artistike që i përfaqëson nëpër botë. Sepse, emrat të tillë si Gimadieva, që konsiderohet një nga zërat më të kërkuar të koloraturës lirike në Evropë, por jo vetëm. Dhe me emra si Manovol dhe Popoviç, skenës muzikore serioze shqiptare, do i’a shtojnë edhe më shumë peshën artistike.

Duke qenë të ndërgjegjshëm, që koncerte me përmbajte të tilla, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka kohë që nuk kanë parë dhe shijuar. Atëherë, me shpresë themi që artistë që do ta përfaqësojnë këtë mbrëmje do të ngjallin edhe emocionin e duhur tek publiku artdashës.

Nga Jesir Hoxha – Muzikolog

LEXO: Skena e Muzikës Serioze Shqiptare triumfoi në Filarmoninë e Maqedonisë (FOTO/VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button