Partitë opozitare të Shqipërisë mbajtën protestën e radhës antiqeveritare në Tiranë (VIDEO)

Partitë opozitare të Shqipërisë kanë mbajtur protestën e radhës antiqeveritare në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të protestuesve nga qytete të ndryshme të vendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu Agency (AA). 

Protesta para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, është mbajtur në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës parlamentare, ndërsa është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit opozitarë kanë hedhur tymuese, kapsolla dhe sende të tjera ndaj forcave të policisë të vendosura pranë Kuvendit të Shqipërisë, si dhe kanë tentuar të çajnë edhe kordinon policor.

Protesta e sotme ashtu si edhe protestat e kaluara është organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat insistojnë në krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta ne Shqiperi, foto: AA
Protesta ne Shqiperi, foto: AA

Në protestë kanë mbajtur fjalime ish-deputetë të partive opozitare që dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre, por edhe drejtues të partive opozitare.

Lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, gjatë fjalës në protestë tha se kanë nisur në të gjithë Shqipërinë një bashkëbisedim kombëtar.

“Nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranuam e nuk do të pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha para protestueseve.

Në fund protesta u zhvendos para selisë së Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit hodhën bojë në drejtim të selisë, ndërsa përfundoi me fjalimin e Bashës para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga ana tjetër Kuvendi i Shqipërisë gjatë protestës ka vijuar seancën plenare, ku përveç disa projektligjeve po diskutohet edhe për projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”.

Ndërkohë qindra forca policore u angazhuan pranë selisë Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera për të shmangur incidentet gjatë protestës.

Protesta ne Shqiperi, foto: AA
Protesta ne Shqiperi, foto: AA

Partitë opozitare në Shqipëri që pas dorëzimit të mandatave parlamentare në muajin shkurt kanë organizuar disa protesta që u përfshinë edhe nga tensionet, ndërsa insistojnë në krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë sipas tyre zgjedhjet e parakohshme.

Protesta ne Shqiperi, foto: AA
Protesta ne Shqiperi, foto: AA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button