Aviokompania me buxhet të ulët “Wow Air” pushon me punë

Aviokompania e Islandës me buxhet të ulët “Wow Air”, ka anuluar të gjitha fluturimet me çka do të dëmtojë mijëra udhëtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen zyrtare të internetit, kompania njoftoi se ka anuluar të gjitha fluturimet, ndërkohë që u rekomandoi udhëtarëve të përdorin shërbimet e linjave tjera ajrore.

“Wow Air” shton më tej se banka e saj do të kontaktojë të gjithë udhëtarët të cilët tashmë kanë blerë bileta, për të bërë një rimbursim.

Kompania në fjalë operonte nga aeroportet “Gatwick” dhe “Stansted” për në Evropë dhe tashmë për një kohë ishte në bisedime me investitorë të ndryshëm për kapërcimin e problemeve financiare.

Kjo nuk është kompania e vetme që shpall falimentim, pasi në vitet e fundit këtë e bënë edhe disa kompani të vogla ajrore në Evropë.

Dy vjet më parë, pushuan së punuari kompanitë “Monarch” dhe “Air Berlin” ndërsa në vitin 2018 këtë e bënë “Azurair”, “Cobalt Air”, “Primeria Air”, “Small Planet Airlines” dhe “Skywork”.

Që nga fillimi i këtij viti, falimentimin e shpallën kompanitë “Germania”, “Flymbi” dhe tashmë “Wow Air”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button