“Ohri SOS”: Përmes legalizimit, pushteti dhe opozita janë duke gatuar kriza të reja ekologjike (FOTO)

Iniciativa “Ohri SOS” alarmoi se Këshilli i Komunës së Ohrit në fshehtësi është duke përgatitur legalizime që do të rezultojnë me çrregullim të eko-sferës së Liqenit të Ohrit, me objekte që do ta çrregullojnë harmoninë natyrore, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

“Ohri SOS”
“Ohri SOS”

Eko-aktivistët alarmojnë se ndërtimet e paligjshme, që janë planifikuar për legalizim, hyjnë direkt në Parkun Nacional “Galiçica”, dhe akuzojnë se edhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, LidhjesSocial Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë duke fshehur nga votuesit e tyre dhe nuk komunikojnë se çfarë saktësisht do të votohet, ndërsa komuna ka publikuar vetëm një agjendë të shkurtë, dhe shterpe të seancave të diskutueshme.

“Në vijimi, i kemi paraqitur të gjitha gjërat të cilat, mes tjerash, do të votohen (gjegjësisht duhet t’i legalizojnë) nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së. Në përshkrimin e çdo fotografie është sqaruar se në cilën pikën të agjendës është dhe në cilin lokacion, gjegjësisht parcela kadastrale, pa të dhëna se çka është duke u legalizuar. Është për t’u çuditur se si mund që tokë në pronësi të Republikës së Maqedonisë në Trpejcë, në auto kampin “Andon Doukov” në Velestovë dhe në lokacione tjera ku s’ka objekte të ndërtuara të vendosen në kategorinë “përfshirje të objekteve të ndërtuara pa leje”, dhe për më tepër, disa nga parcelat kadastrale gjenden mu në bregun e liqenit të Ohrit dhe Parkun nacional Galiçica, në lokacion atraktiv. E mbajmë mend pikën e tërhequr nga agjenda për lokalitetin Gradishte, vetëm dy muaj më parë, ku po përgatitet një operacion i ngjashëm, duke pasur parasysh, për më tepër, se aty ende s’ka përfunduar procesi i denacionalizimit”, thuhet në njoftimin e “SOS Ohri”.

“Ohri SOS”
“Ohri SOS”

Eko-aktivistët alarmojnë se nuk po komunikohet as sipërfaqja që duhet të legalizohet, se është tokë shtetërore, që vetvetiu është element kontestues dhe se në të paktën një parcelë nuk ekziston objekt i cili duhet të legalizohet, që do të thotë se procedura është e dështuar, gjegjësisht është shumë e dyshimtë sepse po bëhet përpjekje për të legalizuar diçka që nuk është ndërtuar fare. Ata alarmojnë se shumica e legalizimeve ndërhyjnë në Moçalin e mbrojtur të Studençicës. Njëkohësisht, “Ohri SOS” përkujton për standardet që i ka përcaktuar UNESKO.

“Qeveria, në Planin aksional, si shtojcë e Raportit të progresit në implementimin e rekomandimeve nga shkurti i vitit 2018-të, i dha vetes detyrë, që deri më nëntor të vitit 2018-s të përgatitë inventar të detajuar të ndërtimeve pa leje. Kjo natyrisht nuk ndodhi, Qeveria nuk e ka respektuar as planin që ia ka imponuar vetes, dhe si pasojë nuk janë realizuar as kërkesat tjera. Në Raportin e progresit në implementimin e rekomandimeve të 30 nëntor 2018, Qeveria me ngathtësi përcakton se për ndërtimet që legalizohen, mendim gjegjësisht leje jep “institucioni kompetent për mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, që nuk është institucion i cili mund të vlerësojë ndikimin mbi trashëgiminë natyrore dhe natyrisht mungon edhe vlerësimi i sipërpërmendur, i nevojshëm. Për të shmangur çdo konfuzion, edhe pse Qeveria raporton para Qendrës për trashëgimi botërore të UNESKO-s, detyrat të cilat janë në fushën e vetëqeverisjes lokale janë obligim i saj. Këtu gjithsesi përfshihet urbanizimi për planifikimin dhe kontrollin e të cilit përgjegjësinë e ka Komuna”, thonë eko-aktivistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button