Tevdovski: Kontrolli i brendshëm financiar do të mundësojë harxhim më efikas të parave

Nëpërmjet të sigurimit gjithëpërfshirës të sistemit të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, do të mundësohet menaxhim më i mirë me mjetet publike, llogaridhënie më të madhe dhe efikasitet në harxhimin e tyre, njofton Portalb.mk.

Kjo është theksuar sot në konferencën e Ministrisë së Financave, përpara përfaqësuesve të Komisionit Evropian, OECD dhe SIGMA, në të cilën u prezantua strategjia për zhvillimin e ardhshëm të kontrollit të brendshëm financiar publik “Politika për kontrollin e brendshëm financiar në sektorin publik”.

“Në çdo reformë zakonisht parashtrohet pyetje për dobinë që do të ndërmerret. Në rastin konkret, bëhet fjalë për disa çështje të rëndësishme: më shumë sukses, më shumë efikasitet dhe harxhim më përgjegjës të parave nga buxheti në nivel shtetëror dhe lokal; planifikim strategjik të financave, mekanizma më kualitative të kontrollit, shkatërrim të parregullsive eventuale në shfrytëzimin e financave publike, rritje të transparencës dhe llogaridhënies etj. Përveç kësaj, do të përforcohen aktivitetet kontrolluese në menaxhimin financiar me çka do të zvogëlohet niveli i borxheve të mbetura dhe dukuria e mashtrimit dhe korrupsionit në furnizimet publike”, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai theksoi se kontrolli i brendshëm financiar në sektorin publik është pjesë e bisedimeve me BE-në.

Nga Komisioni Evropian theksuan se reformat do të sigurojnë miratim të vendimeve në mënyrë më transparente dhe duke dhënë llogari.

“Komisioni Evropian e përkrah “Politikën për kontroll të brendshëm financiar të sektorit publik në Maqedoninë e Veriut”. RMV tani ka strategji gjithëpërfshirëse nacionale se si duhet që të zbatohet kontrolli i brendshëm në administratën publike. Reformat që do të bëhen, pa dyshim, do të kontribuojnë për miratimin e vendimeve në mënyrë më efikase dhe llogaridhënëse, por edhe harxhim më efikas të parave publike”, tha Rejmond Hill, udhëheqës i ekipit për kontroll të brendshëm financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Buxhet në Komisionin Evropian.

Përndryshe, Ministria e Financave është trup kyç për zbatimin e këtij dokumenti strategjik, por shfrytëzues i të njëjtit është tërë sektori publik. Nga Komisioni Evropian theksuan se jemi vendi i parë që ka hartuar kësi strategjie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button