SHBA, ish-punëtori i supermarketit vret dy punonjës dhe më pas veten

Një 23 vjecar i identifikuar me emrin Terebce tyler, njëkohësisht ish marins i Shteteve të Bashkuara ka vrarë me armë zjarri dy persona, e më pas veten në një supermarket të Nju Xhersit. 
 
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, që citojnë burime zyrtare, sipas të cilave Tyler ka qenë marins për më pak se dy vjet, por nuk ka qenë kurrë pjesë e misioneve përtej oqeanit. Televizionet amerikane ndërprenë programet e tyre, në një ndërhyrje të drejtpërdrejtë, duke njoftuar se në supermarketin Pathmark tre persona ishin vrarë. Policia thotë se ka gjetur tre të vdekur në supermarketin Old Bridge të New

Jersey gjatë orëve të para të mëngjesit. një prej vitkimave mbante në dorë një pistoletë dhe bëhej fjalë për vrasësin, i cili pasi ekzekutoi dy persona të tjerë , vrau edhe veten. I dyshuari për vrasjet mendohet se i ka kryer krimet pasi ishte larguar nga puna dhe më pas ishte rikthyer për një kohë të shkurtër pasi kishte debatuar me viktimat. Henry tha se ai ishte i armatosur me një pushkë automatike AK-47 dhe një pistoletë automatike. Viktimat ishin një vajzë 18-vjeçare dhe një djalë i ri 23-vjeçar që dyshohet se njiheshin me njeri tjetrin.

Punonjësit e kishin parë atë kur po tentonte për të hyrë në Supermarket dhe kishin mbyllur dyert, por njeriu i armatosur qëlloi nga dritaret dhe hyri brenda, duke vrarë dy persona, e më pas, edhe veten”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button