Xhaferi apelon për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ndërsa qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për votë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u bëri apel te qytetarëve, partive politike, por edhe te kandidatëve për president për zgjedhje të drejta dhe të rregullta  para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që zyrtarisht fillon më 1 prill, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se kjo është në interes të shtetit dhe është një nga kushtet për fillim të datës për negociata me BE-në.

“Së pari dërgoj apel te të gjithë qytetarët, ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre dhe në mënyrë të drejtë të dalin në zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe me këtë faktikisht të kontribuojnë ndaj rregullimit fillestar të të gjithë procesit. Deri te subjektet politike të cilët në mënyrë direkte ose indirekte i përkrahin kandidatët për president të shtetit, apel deri te ata që me procedurat e tyre dhe deklaratat të mos kontribuojnë në nxehjen e fushatës parazgjedhore, por të kenë nivel përkatës të kulturës politike në komunikimin ndërmjet vete, gjegjësisht në komunikimet njëri ndaj tjetrit dhe me qytetarët”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takim me gazetarët.

Xhaferi i porositi kandidatët për president që me qasje intelektuale ndaj qytetarëve të kontribuojnë që zgjedhjet të jenë të pranishme për të gjithë, gjegjësisht fushata të mos marrë konotacion negativ.

I pyetur se deri kur do të arrihet gjithë censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Xhaferi tha se ekziston procedurë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin sipas të cilit e gjithë procedura përsëritet, ndërsa kryetari i Kuvendit mbetet kryerës i detyrës, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button