Kjo është pasuria e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dje njoftoi se do t’i kontrollojë listat e anketave të gjykatësve. Mes tyre është edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, transmeton Portablb.mk.

Në listën anketuese Vangellovski i cili është i qasshëm në faqen e Komisionit thuhet se ka pasuri të përbashkët prej 4 banesave në Shkup. Posedon “Mercedes benz”, ndërsa si pasuri të përbashkët ka paraqitur tre vetura “Lexus IS”, “Toyota Selica” dhe “Krajsller Krosfajer”. Ka paraqitur edhe hapësirë biznesore, tokë bujqësore, aksione, ora “Kartie”, kreditë…

Ndryshe, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, ish anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, gjykatësja, Sofija Laliq, Svetlana Kostova nga Gjykata e Lartë Administrative dhe ish kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski janë në thjerrëz të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni).

Komisioni do të konstatojë nëse ekziston keqpërdorim dhe veprime korruptive të cilat eventualisht i kanë kryer gjykatësit, nëpërmjet kontrollit të listave të tyre anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratat e dorëzuar për interesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button