Bashkimi Evropian me reagim ndaj partive të Maqedonisë së Veriut për Ligjin e Prokurorisë Speciale Publike

Shefi të Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një deklarate dërguar në media për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike thotë se BE-ja ndjek për së afërmi përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për të përfshirë funksionet e Prokurorisë Speciale Publike  (PSP) si pjesë e Zyrës së Prokurorisë Publike, transmeton Portalb.mk.

“Të përkujtohemi se PSP-ja u themelua nga partitë më të mëdha politike nëpërmjet Marrëveshjes së Përzhinos, që të sigurojë llogaridhënie për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve dhe përmbajtjes së tyre. PSP-ja ka dhënë kontribut të rëndësishëm për të ri-themeluar llogaridhënien dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e personave përgjegjës në mënyrë profesionale dhe të pavarur”, thuhet në deklaratë.

Ai në deklaratë i inkurajon gjitha partitë politike parlamentare dhe anëtarët e  Kuvendit ta konsiderojnë pozitivisht miratimin e këtij ligji.

“Kemi ndjekur me kujdes diskutimet mes Qeverisë dhe partinë kryesore opozitare mbi propozim ligjin. Inkurajojmë gjitha partitë politike parlamentare dhe anëtarët e nderuar të Kuvendit të konsiderojnë pozitivisht miratimin e këtij legjislacioni. Kjo do t’ju tregojë qytetarëve si dhe bashkësisë ndërkombëtare mbi vendosjen e llogaridhënies për të gjitha krimet, veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë dhe keqpërdorimit të fuqisë, por edhe do të forcon sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu do t’i kontribuojë dëshirës së qytetarëve për një shoqëri të drejtë, të themeluar në rregulla, që përfundimisht është edhe thelbi i procesit të zgjerimit të BE-së”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button