Kontrabanda e duhanit – shteti dhe tregu legal humbin miliona euro

Rritje e madhe e shitjes ilegale të duhanit të mbledhur në tregjet e vendit është vërtetuar dhe është fakt. Një gjendje e tillë i kërcënon ato të cilët janë pjesë e tregut legal, mbi 100 mijë njerëz që jetojnë nga prodhomi i kësaj kulture bujqësore, përmes prodhimit të cigareve dhe prodhimeve të tjera të duhanit, shteti humb miliona euro që mund t’i mbledh nga akcizat shtesë, dhe rreth 50.000 duhan pirës të cilët rrezikojnë edhe më shumë shëndetin e tyre duke mos e ditur se çka konsumojnë.

Fotografia e pikave legale dhe jolegale të shitjes në Bit Pazar, ku mund të blihet duhani i mbledhur për mbushje ose për paketim të cigareve, në të cilin qytetarët janë dëshmitar me vite, tani është pothuajse fotografia e të gjithë tregjeve në çdo vendbanim të shtetit.

Ekonomia e zezë prej të cilët qindra qytetarët i shesin këtë prodhim, ka çminim jo të lirë – momentalisht tregu legal humb rreth 8-10 përqind, shteti humb mundësinë që shtesë të mbush arkat e veta me të hyrat nga akcizat dhe TVSH-ja, me disa llogaritje rreth 180 milion euro, me rrezikun që edhe të hyrat e tanishme mbi këtë bazë të ulen prej shitjes së ulur legale, humbin të gjithë bujqit, humbin bizneset e vogla familjare për shkak të të hyrave jo të vogla që i marrin prej kompanive që të shesin cigare dhe përfundimisht, diku prej dhjetëra mijëra qytetarë rrezikojnë shëndetin e vet, sepse nuk e din çka konsumojnë – sasi problematike të katranit në një duhan të tillë, i cili sipas hetimeve që i realizon shteti dhe industria e duhanit mund të arrij deri në 4 herë më shumë se parametrat e lejuar…

Të gjithë historinë hulumtuese mund ta shihni në vegzën në vazhdim.

Burimi: Vërtetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button