Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti i Danimarkës pa asnjë votë kundër e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Vendimet e vështira që u miratuan janë për të ardhmen. Hyrja në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por me vete sjell edhe avancim, përparim, ekonomi të fortë, jetë më të mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së dërguar në media.

Danimarka është vendi i nëntë që e ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

 

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button