Shqipëri, Kryemadhi: Vuçiqi më i zgjuar se Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për vijimësinë e protestave të opozitës të cilat sipas saj nuk do jenë vetëm politike por edhe për përmirësimin e kushteve ekonomike në Shqipëri.

Kryemadhi tha gjithashtu që strukturat e partisë së saj po përgatiten për zgjedhje parlamentare, ndërkohë që i konsideroi të blerë deputetët e rinj në Parlament, njofton Koha.net.

“Në mbledhjen e sotme ne do të diskutojmë për anën e strukturës organizative të partisë për të mundësuar zgjedhje të parakohshme për t’i mundësuar shqiptarëve zgjedhje të lirshme dhe të ndershme. Çdo ditë e më shumë ata njerëz që kanë mbetur në Shqipëri shërbeu për të kuptuar që shteti është i kapur dhe se kapja e shtetit ka sjell varfërimin e shqiptarëve”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve dhe do vijnë akoma më shumë protesta kundër varfërisë. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit.

“Ilegjitimeti i parlamentit duket shumë normale para atyre që ndodhin në këtë vend. Zoti e ruajt Edi Ramën edhe ata që bashkëpunojnë më të. Nëse këta deputetët që kanë hyrë kontrabandë në parlament do rrisin kushte të mira do ishte një mrekulli. Sot kemi rritje të taksave dhe shpenzimeve. Opozita po përgatitet për zgjedhjet parlamentare. sot do të ngrejmë grupin e vettingut për të mos pasur më politikanë me të kaluar të errët”, është shprehur Kryemadhi.

Ajo thotë se Vuçiqi ishte treguar më i mençur se Edi Rama, dhe ky i fundit duhet ta ndjekë shembullin e presidentit serb që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Jam e bindur që edhe partitë e tjera janë në këtë proces. Vuçiqi u tregua më i zgjuar se Edi Rama dhe i shpalli zgedhjet e parakohshme”, deklaroi Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button