May ka deklaruar se është e gatshme të japë dorëheqje

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje nga pozita e saj, në mënyrë të plani i saj për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian të miratohet në Parlamentin Evropian, transmeton REL. 

“Neve na duhet ta miratojmë marrëveshjen dhe të përfundojmë Brexitin”, u ka thënë May ligjvënësve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.

“Unë jam e gatshme të largohem nga kjo pozitë më herët se që kam synuar, në mënyrë që të bëj çfarë është e drejtë për shtetin tonë”, është cituar të ketë thënë ajo.

Ligjvënësit britanikë do të votojnë të mërkurën tetë mundësi për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që t’i japin fund bllokadës së krijuar në Parlamentin britanik për këtë çështje, transmeton Reuters.

Votimet, e ashtuquajtura treguese do të mbahen për një varg mundësish si: Brexit pa marrëveshje më 12 prill, krijimi i një tregu të përbashkët, marrëveshje për doganat, dhe plan për votim publik të marrëveshjes për Brexit.

Rezultati i votimit do të bëhet publik në orët e vona të së mërkurës, ka thënë kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow.

Deputetët britanikë kanë votuar të martën për të marrë përsipër kontrollin e procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button