Padi penale për një pjesë të ish-udhëheqësisë së Spitalit të Ohrit sepse kanë shkaktuar dëm prej 1.240.727 denarëve

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër ka ngritur padi penale kundër ish-drejtorit dhe ndihmësdrejtorit për punë ekonomike në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit për shkak se kanë mundësuar që një doktorante të mungojë në punë për shkak specializimit, në afat shumë më të gjatë se është parashikuar ligjërisht. Ata akuzohen për punë të papërgjegjshme në shërbim, ndërsa padi penale është ngritur edhe për doktoranten, transmeton Portalb.mk.

“Nga nëntori i vitit 2013 deri në gusht të vitit 2017, 62-vjeçari L.A. dhe 60-vjeçari M.K. në përbërje të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit për punë ekonomike të spitalit të Përgjithshëm të Ohrit me lëshimin e mbikëqyrjes së detyruar në kohëzgjatje të specializimit të doktoratës nga maksimumi i afatit kohor të konfirmuar prej 60 muajsh dhe nuk e kanë detyruar të kthehet në punë në spital. Në vend të kësaj, L.A dhe M.K i kanë mundësuar të rijë edhe 46 muaj në llogari të spitalit duke ia paguar dhe kompensimet pa e kryer punën e saj. Në këtë mënyrë ata i kanë shkaktuar dëm Spitalit të Ohrit prej gjithsej 1.240.727 denarë”, thuhet në njoftimin e SPB -Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button