Mançevski deri tek administratorët: Paraqitni nëse dikush ju bën trysni në zgjedhje

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), prej sot në ueb-faqen e saj mundëson mjet në të cilin mund të paraqiten trysnitë në vendin e punës. Ministria është e obliguar që të gjitha paraqitjet t’i dërgojë në organet kompetente për veprim të mëtutjeshëm, njofton Portalb.mk.

Ministri Damjan Mançevski, mjetin e ka paraqitur në konferencë për shtyp dhe tha se kjo bëhet që të parandalohen trysnitë, shantazhet dhe keqpërdorimet e administratës publike me rastin e zgjedhjeve presidenciale.

“Punojmë në sigurimin e administratës e cila punon profesionalisht dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. E cila nuk do të keqpërdoret për qëllimet partiake ose interesa personale. Për këtë qëllim, MSHIA sot ka publikuar mjet për paraqitje të trysnive të të punësuarve, me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore. Mjeti ka për qëllim që të shërbejë si mbrojtje për të punësuarit në administratën publike, në rast të trysnive, dhe tani në mënyrë të lehtë mund t’i paraqesin”, tha Mançevski.

Pajisja, siç shpjegoi Mançevski mundëson që të paraqiten ndryshimet në vendin e punës, në të njëjtën formë sikur edhe në kohën kur u mbajt referendumi për çështjen e emrit.

Paraqitja bëhet në mënyrë anonime, por nëse personi i cili paraqet dëshiron që t’i ndajë të dhënat personale, të njëjtat do të mbrohen sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Ky është vetëm një prej mekanizmave që MSHIA i ndërmerr për profesionalizim të plotë të administratës publike. Ashtu siç e dini, paralelisht janë duke u finalizuar edhe Ligji për poste të larta, sipas të cilit parashihet zgjedhje profesionale, me standarde të larta dhe kritere për pozitat e larta udhëheqëse”, tha Mançevski.

Mjetin për paraqitjen e trysnive mund ta gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button