fbpx

Shoqëria civile kërkon shkarkimin prokurorit Rexhep Maqedonci pasi e quajti ‘të poshtër’ studenten që u ankua për ngacmim seksual

Të alarmuar nga deklarata e prokurorit Rexhep Maqedonci, ku ai e quan të ‘poshtër’ studenten që u ankua për ngacmim seksual kanë reaguar dhjetëra organizata nga shoqëria civile, me kumtesë në media. Sipas tyre janë shqetësuese deklaratat e prokurorit Maqedonci sepse deklarimet e tilla  tregojnë për qasje të gabuar të prokurorisë së shtetit në trajtimin e rasteve të ngacmimeve.

Në këtë reagim shoqëria civile ka kërkuar edhe shkarkimin e prokurorit Maqedonci.

“Ne përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkojmë shkarkimin e këtij prokurori nga rasti në fjalë për arsye të anshmërisë me palën e akuzuar dhe trajtimit jo të denjë të viktimës në fjalë. Paragjykimet e prokurorit në fjalë e privojnë nga kërkimi i drejtësisë secilën viktimë të ngacmimit seksual ndërsa inkurajon ngacmuesit e tjerë potencial, të vazhdojnë me ngacmimet e tyre”, theksohet në reagim.

Reagimi i plotë i shoqërisë civile:

Prishtinë, 27 mars 2019

Të alarmuar nga deklarata e prokurorit Rexhep Maqedonci, të publikuar me datë 25 mars 2019, në portalin Kallxo.com, më saktësisht artikullin “Prokurori Rexhep Maqedonci e quan ‘të poshtër’ studenten që u ankua për ngacmim seksual”,  ne të poshtëshënuarit shprehim shqetësimin tonë mbi qasjen dhe deklaratat e dhëna nga prokurori në fjalë.

Duke mos dashur të ndikojmë në hetimin e pavarur të prokurorisë së shtetit, shoqëria civile konsideron se deklarata e prokurorit është paragjykuese, ofenduese dhe dekurajon viktimën dhe viktimat e radhës për të denoncuar raste të ngjashme në prokurori.

Qëndrimet e prokurorit se ngacmimi nuk mund të raportohet pas tri vitesh dhe pretendimet se rasti është një shpifje ende pa e dëgjuar deklaratën e viktimës tregojnë për qasje të gabuar të prokurorisë së shtetit në trajtimin e këtyre rasteve. Në fund prokurori paralajmëron se do merret edhe me denoncuesit gjë që është një mesazh i qartë për viktimat e tjera të radhës të cilat marrin guximin të raportojnë qështje të tilla në prokurori. Nuk ka asnjë limit kohor në kodin penal të Kosovës që e ndalon palën ta raportojë ngacmimin seksual, andaj nuk është e drejtë e prokruorit të paragjykoj se a do ta hetojë rastin a jo bazuar në atë se kur është raportuar.

Prokurori Rexhep Maqedonci, në vend se të inicoj hetime të pavarura dhe objektive në rastin e raportimit të ngacmimit seksual, ka vendosur që të bëjë “fajësimin e viktimës”, duke ndikuar kështu direkt në mbarëvajtjen e hetimit si dhe duke frikësuar e shantazhuar viktimën e ngacmimit seksual që ta vazhdoj raportimin dhe kërkimin e drejtësisë në lidhje me pohimin se profesori e ka ngacmuar seksualisht. Në deklaratën e tij, prokurori kishte theksuar se raportimi po bëhet 3 vite pas përjetimit të ngacmimit seksual, dhe këtu kishte shfrytëzuar rastin të kërcënoj edhe bashkëshortin e viktimës.

Sipas Ligjit Kundër Diskriminimit në Kosovës dhe Direktivës së Bashkimit Evropian 2002/73/EC për Trajtimin e Barabartë në Punësim për Burrat dhe Gratë, të plotësuar nga Direktiva e Bashkimit Evropian, e datës 5 korrik 2006 për Zbatimin e Parimit të Trajtimit të Barabartë të Grave dhe Burrave në Punësim dhe Profesion, personat që ankohen për diskriminim apo ngacmim para gjykatës apo ndonjë institucioni tjetër juridik, ia lënë barrën e provës personit kundër të cilit parashtrohet ankesa. Ky person duhet të provojë se akuzat kundër tij apo saj nuk janë të vërteta, përmes ofrimit të provave që dëshmojnë se nuk ka pasur shkelje.

Poashtu, që nga janari i vitit 2019, Ngacmimi Seksual, është definuar në Kodin Penal, si vepër penale, ku në par. 3 të këtij neni thuhet se: “Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet”.

Marrë parasysh ecurinë e këtij hetimi nga prokurori Rexhep Maqedonci, përmes kësaj letre, ne përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkojmë shkarkimin e këtij prokurori nga rasti në fjalë për arsye të anshmërisë me palën e akuzuar dhe trajtimit jo të denjë të viktimës në fjalë.  Paragjykimet e prokurorit në fjalë e privojnë nga kërkimi i drejtësisë secilën viktimë të ngacmimit seksual ndërsa inkurajon ngacmuesit e tjerë potencial, të vazhdojnë me ngacmimet e tyre.

Prokurori  Për, është shumë e rëndësishme që Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli prokurorial i Kosovës të distancohen nga qëndrimet e proklamuara të prokurorit Maqedonci në deklarimin e tij para publikut. Në të kundërtën kjo do mirret si një aprovim në heshtje i qasjes së tillë në hetimin e ngacimeve seksuale.

Rikujtojmë Kryeprokurorin e Shtetit, Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe prokurorët në të gjitha prokuroritë e Kosovës, se trajtimi i ngacmimeve seksuale dhe formave të tjera të dhunës dhe ngacmimit seksual ndaj grave dhe vajzave, kërkojne trajtim serioz, çasje objektive dhe mbi të gjitha kuptim të marrëdhënies së pushtetit dhe normave sociale diskriminuese ndaj grave dhe vajzave. Andaj, le të shërbej ky rast që këto institucione përfshirë edhe Akademinë e Drejtësisë, që të angazhohen ne ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët trajtojnë rastet e dhunës dhe ngacmimeve seksuale me qëllim që viktimat e këtyre krimeve të pranojnë trajtim me dinjitet dhe ushtruesit e tyre të marrin denimet meritore.

Nënshkruar nga:

Alter Habitus

Anibar

Community Development Fund – CDF

Dajana Berisha, Aktiviste

Ellen Frank-Lajqi, Aktiviste

Environmentally Responsible Action (ERA) group

FEMaktiv

Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ

Fondi Kosovar i Shoqërisë Civile – KCSF

GAIA Kosovo

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

INTEGRA

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut- YIHR

Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim- ORCA

Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore UP

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC

Qendra Kosovare për Studime Gjinore- QKSGJ

Qendra për art bashkohor ‘Varg i RI’

Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore- CSGD

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN

Rrjeti i Grave të Kosovës- RrGK

Rrjeti i Organizatave të Kulturës Syri i Vizionit

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close