Derisa Shqipëria po ndërton, Maqedonia pret para për linjë hekurudhore

Shqipëria është e përfshirë aktivisht në ndërtimin e hekurudhës në Korridorin 8, në pjesën e territorit të saj. Tashmë janë duke u zhvilluar punimet ndërtimore në segmentin Tiranë – Durrës, ndërsa në fazë përfundimtare është përzgjedhja e kontraktuesit edhe për rindërtimin e hekurudhës nga Durrësi në Elbasan, shkruan “Meta“, transmeton “Portalb

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore “Hekurudhat e RMV” Irfan Asani thotë se qeveria para do kohe e ka përfunduar dokumentacionin e projektit për rindërtimin e trasesë hekurudhore nga Elbasani deri në kufirin Shqipëri – Maqedoni.

Ai thekson se qysh në vitin 2017 vendi ynë e ka përgatitur projektin e plotë për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri në  Lin- Shqipëri. Përgatitja e dokumentacionit të projektit ka kushtuar rreth 8 milionë euro, ndërsa tani duhet të fillojë kërkimi i burimeve për financim të linjës së ardhshme hekurudhore me gjatësi prej 62.5 kilometrash.

“Kemi njoftime nga Bashkimi Evropian se një pjesë e këtyre parave do të jepen përmes programit IPA, por përderisa nuk kemi asgjë konkrete, s’mund të themi çka dhe si”, ka thënë për “Meta” drejtori Asani.

Kreu i kompanisë, përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore, konsideron se është reale të pritet që deri në vitin 2025 do të lëshohet në funksion treni për në Shqipëri, por vetëm në qoftë se ka vullnet dhe mënyrë që kjo të realizohet nga Maqedonia.

Sa i përket hekurudhës për në Ohër, thotë Asani, ka një ide për të ndërtuar një degë deri në këtë qytet, si pjesë e linjës së ardhshme mes dy vendeve, por kjo linjë hekurudhore e Ohrit nuk do të realizohet së shpejti.

“Do të ishte e vështirë të mbështesim një gjë të tillë, sepse ka shumë procedura dhe ndalesa. Para së gjithash, ndalesat janë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe UNESKO”,  thekson Drejtori i NP për infrastrukturë hekurudhore.

Dokumentacionin e projektit për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri në kufirin Maqedoni – Shqipëri e ka realizuar konsorciumi i kompanisë franceze “Lui Berzhe” dhe kompanisë spanjolle “Tisa”. Linja e ardhshme hekurudhore drejt Shqipërisë do të përbëhet nga binarë me një korsi të elektrizuar, por që duhet të elektrizohet nga fillimi, ndërsa hekurudha midis Shkupit dhe Kërçovës, e cila së pari duhet të rindërtohet në mënyrë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button