“Magjar Telekom”, Bogoevski nuk dëshmoi për ryshfetin prej 7.5 milionë euro, ka qenë i zënë në Qeveri

Ish agjenti Sllobodan Bogoevski, i cili ka dëshmuar përpara Gjykatës në SHBA për ryshfetin prej 7.5 milionë euro të cilin “Magjar Telekom”, sipas tij, ua ka dhënë funksionarëve të Maqedonisë që të anulohet sjellja e operatorit të tretë mobil në Maqedoni përpara 13 viteve, sot nuk erdhi të dëshmojë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Lenka Davitkova ka lexuar shkresë që ka ardhur sot në mëngjes deri te ajo, me të cilën Bogoevski e njofton se është i penguar të vijë për shkak të pjesëmarrjes në një grup punues në Qeveri.

Ky obligim i Bogoevskit nga ana e Qeverisë e ka habitur prokuroren speciale, Lile Stefanova e cila duhej ta pyet Bogoevskin në mënyrë të detajuar se kujt nga Qeveria e atëhershme e Vllado Buçkovskit, “Magjar Telekom” ia ka dhënë ryshfetin, në çfarë mënyre dhe kur është bërë pagesa e ryshfetit.

Avokatët e të akuzuarve Atila Sendrei, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjakus sot kërkuan që në seancat e ardhshme të dëshmojë edhe kryeministri i atëhershëm Vllado Buçkovski. Rrethanat nën të cilat do ta pyetnin ata Buçkovskin për Stefanovën nuk janë thelbësore, megjithatë në seancën e ardhshme më 24 prill, përpara se të dëshmojë Bogoevski, ajo do të deklarohet nëse do të pranojë të dëshmojë Buçkovski.

Sipas aktakuzës, hungarezi Atila Sendrei, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë”, gjermani Rollf Pllat, greku Mihaill Kefallijanis dhe hungarezi Zolltan Kishjakus, dyshohen se kanë nënshkruar marrëveshje fiktive për shërbime konsultative me “Çapteks Holldings Limited”, dhe në atë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” me rreth 4 milionë euro, kurse buxhetin shtetëror të RMV-së me 2 milionë euro, sepse në atë kohë, Qeveria e RMV-së ka menaxhuar me 47 përqindëshin e aksioneve të ndërmarrjes “Telekomi i Maqedonisë”.

Në llogarinë financiare të ndërmarrjes në Çipro, janë transferuar mjete parash pa vendim të Bordit të Drejtorëve, kurse urdhrat i ka nënshkruar Sendrei, Pllati dhe Kishjakusi. Aktakuza për të tretë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, është ngritur në gjysmën e parë të vitit 2011-të, kurse seanca gjyqësore e parë, është mbajtur më 26 tetor të 2011-s. Gjykata pati shpallur flet arrest ndërkombëtar në vitin 2008-të për Sendrein, Pllatin dhe Kishjakusin. Kefallijanisi nuk do të përgjigjet për këtë rast, sepse ish kryeprokurori publik, Marko Zvërlevski për të e ka hedhur poshtë padinë penale.

Të tre ish drejtorët e “Magjar Telekomit”, Elleg ShtraubAndrash Ballog dhe Tamash Morvai, në procedurën gjyqësore që u realizua njëkohësisht dhe për rastin e njëjtë në Hungari, janë akuzuar se në vitin 2005-të dhe 2006-të, funksionarëve të RMV-së u kanë paguar ryshfet në vlerë prej 4.8 milionë euro, që ta anulojnë liberalizimin e tregut te telekomunikimit. Të tre ish drejtorët i kanë paguar të hollat si shërbime konsultative dhe të marketingut.

Shtraubi dhe Ballogi, në prill të 2017-s janë përballur me Gjykatën e Nju Jorkut, dhe kanë paguar gjobë, i pari në vlerë prej 250 mijë dollarë, i dyti në vlerë prej 150 mijë dollarë, dhe për pesë vjet kanë ndalesë për kryerje të veprimtarisë aksionare. I akuzuari i tretë, Tamash Morvai ka paguar gjobë në vlerë prej 60 mijë dollarë, për veprën “falsifikim i librave të punës”.

Afera ka marrë kahe të re pas dëshmisë së ish agjentit, Sllobodan Bogoevski, i cili para Gjykatës së Nju Jorkut, në seancë publike, gjatë dëshmisë deklaroi se ryshfet nga “Magjar Telekomi” ka marrë ish kryeministri i RMV-së, Vllado Buçkovski, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ish funksionari shtetëror, radhë e BDI-së, Musa Xhaferi dhe Abdulhalim KasamiNdaj Bogoevskit, Ahmeti dhe Xhaferi patën ngritur padi për shpifje, por edhe pse e fituan rastin, vendimi u shfuqizua nga Gjykata e Apelit.

Për rastin “Magjar Telekom”, procedurë parahetimore ka realizuar edhe Prokuroria Speciale Publike (PSP)PSP-së për një kohë të gjatë iu refuzua t’i jepen materialet nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, nën arsyetimin se rasti nuk ka lidhje dhe nuk del nga përgjimi ilegal, i ashtuquajtur “bombat”.

LEXO: Kur Gruevski tha se ka fituar azil, Hungaria i ka ndërruar disa drejtorë në Telekomin e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button