Është arrestuar një udhëtar në Aeroportin e Shkupit sepse ka pirë cigare në avion

Një udhëtar në fluturimin Bruksel- Shkup në kompaninë e avionëve “Wizzair” ka pirë cigare në avion dhe më pas është arrestuar nga policia në Aeroportin e Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Udhëtari e ka ndezur cigaren në toaletin e avionit, ku më pas ekipi i kompanisë e ka denoncuar rastin në aeroport dhe ka kërkuar ndihmë nga policia. Pasi avioni ka ateruar në Aeroportin e Shkupit 25 minuta pas mesnate, udhëtari është dorëzuar te policia.

“Është kërkuar ndihma jonë sepse udhëtari D.Sh (22) nuk i ka respektuar rregullat e fluturimit, gjegjësisht ka pirë cigare në avion. Është biseduar me të. Në deklaratën e tij ai ka thënë se nuk ka pirë cigare, edhe pse ekipi i kompanisë e ka konfirmuar të kundërtën. Po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga policia.

Sipas rregullave të kompanisë, pirja e cigares në avion, është rastësisht e ndaluar pa marrë parasysh gjatësinë e udhëtimit. Siç thuhet në uebfaqen e kompanisë, pasojat për mosrespektimin e kësaj ndalese janë dënimi me para deri në 3.000 euro dhe arrestimi nga policia lokale.

Udhëtarët të cilët udhëtojnë rregullisht me linjën Shkup – Bruksel thonë se edhe përkundër dënimeve të rrepta, ka ndodhur që edhe më parë me avion të mos respektohet ndalesa për pirjen e duhanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button