Pushteti dhe opozita nesër sërish do të tentojnë të merren vesh për Prokurorinë Speciale

Për nesër në orën 18:00 është caktuar takimi i tretë i grupeve të punës mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së për arritjen e një marrëveshjeje për projektligjin për Prokurorinë, konfirmojnë për TV21 nga Ministria e Drejtësisë.

Ky takim vjen pasi mbrëmë,pas mbarimit të duelit televiziv mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe kryetarit të opozitës, Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE i dorëzoi në Ministrinë e Drejtësisë amendamentet për Ligjin për Prokurori Publike, sipas të cilit rregullohet dhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) , transmeton Portalb.mk.

Mickoski mbrëmë në tv duel tha se VMRO-DPMNE deri te Ministria e Drejtësisë dhe komuniteti ndërkombëtar ka dorëzuar 65 amendamente, pasi që Ministria paraprakisht i ka pranuar parimet që i ka kërkuar VMRO-DPMNE – drejtësi për të gjithë, të inkorporohen rregulla dhe dispozita ndërkombëtare dhe respektim të të drejtave të njeriut në pajtueshmëri me parimet e Gjykatës në Strasburg, KE dhe Komisioni Evropian.

Nga Ministria e Drejtësisë dje informuan se deri në fund të orarit të punës nuk i kanë marrë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për propozim-ligjin për Prokurori Publike, të cilat lideri i partisë tha se janë dorëzuar disa orë përpara tv duelit me Zaevin.

Deri në fund të orarit të punës, ashtu siç thanë nga Ministria, 65 amendamente janë dorëzuar deri te shërbimet e tyre.

Zaev theksoi se përpara emisionit nuk është informuar për atë dhe paralajmëroi se do të pranojë gjithçka që nuk nënkupton mbrojtje të krimit dhe është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj të Fejsbukut shkruajti se VMRO-DPMNE-së i është vonuar ora për katër orë.

“Në vend të vërtetë – në teatër, derisa jashtë ka ndodhur drama e vërtetë rreth amendamenteve. Sot VMRO-DMNE dy herë tregoi se jetojnë realitet paralel: fillimisht thanë se kemi pranuar diçka që asnjëherë nuk e kemi pranuar. Sonte thonë se kanë dorëzuar në formë të shkruar amendamente në Ministri, ndërkaq më pas thanë se kanë dërguar sipas e-mailit. Por, mësuam edhe se nuk jetojnë vetëm në realitet paralel, por edhe ora u është vonuar – së paku katër orë. Por, sipas procedurave shihen të humbur edhe në kohë. Vetëm nuk e kam të qartë pse u duhej e gjithë kjo dramë?!”, shkruajti Deskoska.

Nga VMRO-DPMNE mbrëmë nëpërmjet kumtesës e ftuan ministren Deskoska që ta hapë e-mailin dhe të tregojë nëse ka pranuar ose jo porosi nga kryetari i Komisionit për Çështje juridike të VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinoski.

“E ftojmë Renata Deskoskën ta hapë e-mailin e saj dhe të tregojë nëse ka marrë porosi nga kryetari i Komisionit për Çështje Juridike të VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinoski saktë në orën 16:19 minuta dhe 16 sekonda?”, thanë nëpërmjet kumtesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button